HomeAktualitetRaporti i UNESCO-s: Shkrirja e akullnajave rrezikojnë jetesën e 2 miliardë njerëzve,...

Raporti i UNESCO-s: Shkrirja e akullnajave rrezikojnë jetesën e 2 miliardë njerëzve, shtetet më të prekura

spot_img

Sipas një raporti të fundit nga UNESCO, ka një rritje të theksuar të shkrirjes së akullnajave, teksa deri në vitin 2100 parashikohet humbja e 26%-41% të masës së tyre totale.

Kjo nuk është gjë e re, pasi humbja e akullnajave ka vijuar që në shekullin e XX-të dhe është përshpejtuar në dekadat e fundit, e kjo falë ngrohjes globale ndërmjet 1.5°C-4°C.

Por kjo shkrirje e akullnajave, pritet të sjellë dhe pasoja të pariparueshme për të paktën 2 milionë njerëz. Një rrezik i tillë vjen pasi kjo popullatë jeton në rajone malore, çka do të thotë se ata varen nga ujërat malore, duke bërë të vështirë prodhimin e ushqimit, për të pasur më pas në vështirësi të jetesës.

The Guardian shkruan se një raport vjetor i Gjendjes së Klimës tregon se Norvegjia, Suedia, Svalbardi dhe Andet tropikale janë ndër zonat më të prekura për humbjen e masës së akullnajave.

Sipas raportit të UNESCO-s, shkrirja e akullnajave është shumë i ndikuar nga karboni i zi. Ky karbon po krijohet nga aktivitetet njerëzore dhe rritja e temperaturave, që pason më pas në praninë e zjarreve dhe stuhive të pluhurit në terrene malore.

Sipërfaqet e akullnajave errësohen nga prezenca e karbonit të zi, duke shkaktuar kështu në thithjen më të madhe të rrezatimit diellor e në rritjen e shkallës së shkrirjes së akullit.

Pasojat e ndryshimit të klimës mund të ndikojë e në rreziqet e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut sipas raportit. Rrëshqitjet e dheut dhe ortekët mund të bllokojnë dhe dëmtojnë infrastrukturën e transportit dhe të shkatërrojë vendbanime e aktivitetet njerëzore.

Celeste Saulo, sekretare e Organizatës Botërore Meteorologjike, shprehet se ruajtja e akullnajave nuk është vetëm një domosdoshmëri mjedisore, por edhe ekonomike e sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular