HomeKryesoreBasha me shqiptarët në Athinë: Edi Rama i do aq shumë emigrantët,...

Basha me shqiptarët në Athinë: Edi Rama i do aq shumë emigrantët, sa në 12 vite qeverisje largoi 1 milion shqiptarë nga atdheu

spot_img

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Athinë. Në fjalën e tij, Basha foli për largimin masiv të shqiptarëve në vitet e fundit.

Ai ironizoi deklaratat e Ramës duke thënë se është ai që “i do më shumë emigrantët”, duke i dyfishuar ata që kanë braktisur Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij. Sipas tij, është dështimi total dhe katastrofik me ekonominë që i ka shtyrë dhe i shtyn shqiptarët në këto 12 vite të qeverisjes së korrruptuar të Edi Ramës, të marin rrugët e botës.

Basha shtoi se nëse ekonomia do të kishte përparuar, nëse Rama do të mbante fjalën për 300 mijë vende pune, atëherë nuk do të iknin 1 milionë shqiptarë në emigracion.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Po është e vërtetë, njeriu që i do më shumë emigrantët është padiskutim Edi Rama. I do kaq shumë, sa në 12 vitet e qeverisjes i ka dyfishuar numrin e emigrantëve shqiptarë jashtë atdheut. Është e vërtetë, e ka zbrazur Shqipërinë. Dhe kjo është prova më e qartë, më e prekshme e dështimit të tij 12 vjeçar. Nëse dështuimi i tij dhe i qeverisjes së tij nuk do të shtrihej virtualisht dhe realisht në çdo fushë të jetës, a do kishte vallë 1 milionë emigrantë më shumë anembanë botës, apo do kishte 1 milionë emigrantë të rikthyer në Shqipëri. Është dështimi total, katastrofik me ekonominë. I ka shtyrë dhe i shtyn shqiptarët në këto 12 vite të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, më të korruptuar nga 1912-ta, të marin rrugët e botës. Nëse ekonomia shqiptarë do të zhvillohej, nëse ekonomia shqiptare do të ishte prioritet i Edi Ramës dhe i qeverisjes së tij, nëse do të mbante fjalën për 300 mijë vende pune, atëherë nuk do të iknin 1 milionë shqiptarë në emigracion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular