HomePolitikeBasha prezantoi kandidatët në Durrës/Sami Osmani: Është koha të bëjmë ndryshimin e...

Basha prezantoi kandidatët në Durrës/Sami Osmani: Është koha të bëjmë ndryshimin e madh!

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Qarku Durrës Sami Osmani ka reaguar nje dite pas takimit te prezantimit te kandidateve nga Lulzim Basha ku njeri prej tyre eshte dhe ai vet. Permes nje statusi ne FB z.Osmani shkruan se “Ndaj erdhi momenti që të sfidojmë, të luftojmë, të trokasim në dyert e bashkëqytetarëve për t’u kërkuar për veten një qeverisje për qytetarin dhe jo për oligarkët të kapur nga krimi, të mundësojmë atë që kemi kërkuar për vete, por që kjo klasë politike na ka gënjyer deri më sot. Kjo qeveri duhet larguar sa më parë”. Sipas Sami Osmanit: -:Eshtë koha të bëjmë ndryshimin e madh, ndaj më 11 Maj 2025 iu bëj thirrje që të votoni numrin 4 Koalicionit Euroatlantik, votoni SAMI OSMANI.
Durrësi meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë! Voto Sami Osmani.
Statusi i Sami Osmanit në Facebook
Pasditen e djeshme drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha prezantoi kandidatët për deputet të forcës sonë politike. Për mua ishte nder dhe krenari të isha aty mes demokratësh të lirë, idealistësh, që vetëm kanë kontribuar, por që nuk janë shpërblyer asnjëherë e duan që Durrësi, Shqipëria të jetë më e mirë, e zhvilluar dhe e integruar në familjen e madhe europiane.

Duke falënderuar secilin që na u bashkua në atë atmosferë të ngrohtë dhe shpresëdhënëse për startin e fushatës elektorale dhe një rezultati të mirë zgjedhor, dua të iu uroj të gjithë kandidatëve suksese në këtë sfidë politike krejt të veçantë nga herët e tjera.

Një apel kam për motrat dhe vëllezër demokratë nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja dhe çdo qytetari në këto bashki që të bashkohemi për të rrëzuar njëherë e mirë tranzicionin 34-vjeçar që ka mbajtur peng këtë vend, të lidhim besën me njëri-tjetrin dhe japim fjalën që do të realizojmë ndryshimin e madh edhe si detyrim ndaj fëmijëve, nipërve dhe mbesave.

Ndaj erdhi momenti që të sfidojmë, të luftojmë, të trokasim në dyert e bashkëqytetarëve për t’u kërkuar për veten një qeverisje për qytetarin dhe jo për oligarkët të kapur nga krimi, të mundësojmë atë që kemi kërkuar për vete, por që kjo klasë politike na ka gënjyer deri më sot. Kjo qeveri duhet larguar sa më parë.
Është koha të bëjmë ndryshimin e madh, ndaj më 11 Maj 2025 iu bëj thirrje që të votoni numrin 4 Koalicionit Euroatlantik, votoni SAMI OSMANI.
Durrësi meriton më shumë!
Shqipëria meriton më shumë!
Voto Sami Osmani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular