HomeKryesore"Bashkë të mundësojmë ndryshimin historik", Naim Hasani fton zgjedhësit: Ejani komunikojmë. Ja...

“Bashkë të mundësojmë ndryshimin historik”, Naim Hasani fton zgjedhësit: Ejani komunikojmë. Ja ku mund të me shkruani….

spot_img

Nga Naim Hasani
Të dashur Miq,

Të dashur bashkatdhetarë që jetoni në diasporë!

Të dashur të rinj e të reja!

Vëllezër dhe motra banorë të Qarkut Shkodër (Malësi të Madhe, Shkodër, Vau Dejës, Pukë e Fushë-Arrëz).

Me ndjenjë patriotizmi dhe dashurie, pas shumë viteve larg Shqipërisë kam nderin dhe privilegjin historik të garoj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 në qarkun Shkodër, në Malësi në vendin ku kam lind e rrit, e kam kaluar vitet e para të jetës time.

Vendlindjen kurrë nuk e kam harruar, atdheun gjithmonë jam përpjekur ta nderojë kudo që kam shkuar.

Shqipëria është në udhëkryqin më të vështirë në historinë e saj, ku politika 34 vjeçare ju braktisi, ju nëpërkëmbi, ju vodhi dhe ju detyroi të largoheni nga sytë këmbët duke braktisur vatrat tuaja, duke ju ndarë për së gjalli nga prindërit tuaj, motrat, vëllezërit, bijtë e bijat tuaja më të mirë.

Malësia është braktisur, Shkodra është plakur, Shqipëria është boshatisur dhe asnjë nuk ka më shpresë për një ndryshim.

Nga ky depresion i thellë i shoqërisë shqiptare kanë përfituar dhe përfitojnë çdo ditë vetëm trekëndëshi Rama – Berisha – Meta dhe satelitët e tyre që e kanë mbërthyer Malësinë, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë me kthetrat e tyre oligarkinë dhe krimin me paratë e vjedhura nga çdo qytetar nga jugu ne Veri.

A mund të bësh fushatë duke u përballur me miliona shpenzime të shfrenuara dhe kurrë të justifikuara, si këta që ju kanë vjedhur dhe mendojnë të ju blejnë e të ju shesin sikur të jeni dele dhe vegla, që ju zotërojnë dhe mendojnë se jeni skllevër të mbretërisë anti-shqiptare që ata kanë krijuar me paratë e vjedhura nga secili prej jush.

Mbështetja ndaj kësaj tresheje fatkeqe është thjesht votë për t’i shkatërruar përgjithmonë Malësinë, Shkodrën dhe Shqipërinë.

Unë besoj se në këtë fushatë beteja ime është për mendjen dhe zemrën e çdo malësori, shkodrani dhe shqiptari të ndershëm, kudo që jeni në Malësi, Shkodër e gjithë Shqipërinë.

Sot pjesa dërrmuese e politikanëve dhe drejtuesve të trekëndëshit kanë çdo vartës në burg ose kandidat për burgun e Reçit ose 313, falë punës kolosale të të vetmit institucion të besueshëm SPAK dhe janë të shpallur no-grata nga aleatët më të fuqishëm të vendit tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Nëse ka mbetur sadopak ndërgjegjie kombëtare dhe besim tek Shqipëria Demokratike ku qytetarët janë të barabartë, ku ligji dhe drejtësia mbizotëron dhe profesionisti i përkushtuar ndaj profesionit dhe shtetit vlerësohet e respektohet më shumë se çdo gjë tjetër dhe politikani që bashkëpunon me krimin dhe vjedh e pasurohet në mënyrë përrallore shkon në burg e jo në parlament, unë ju ftoj të votoni emrin tim si përfaqësuese dhe zbatues për mbi 20 vite të ligjit dhe drejtësisë të pavarur dhe të pa influencuar nga politika, në Mbretërinë e Bashkuar.

Fushata ime nuk është dhe nuk do të jetë fushatë luksi dhe joshje, si ai ata që ju sillen rrotull për të iu blerë votën tuaj me lekë, joshje, nënçmim, vjedhje e mashtrim për një vend pune ose të tjera pazare të ulëta.

Unë besoj tek mundi dhe djersa, urtësia dhe burrnia e çdo malesori, Shkodrani e çdo shqiptari që nuk duron dot më këta liderë, që jua kanë neveritur t’i shikoni edhe në televizion e jo me t’i takoni e tu jepni votën tuaj.

Çdo votë për ta, është shkatërrim për Atdheun tonë që Shqipëria të bëhet edhe zyrtarisht një shtet i dështuar!

Unë ju ftoj të ndaloni për një moment të dashur bashkëfshatarët e bashkëqytetarët e mi në Malësi, banorët e Qarkut Shkodër e gjithë Shqipërinë dhe të pyesni shpirtin e zemrën tuaj dhe të reflektoni thellë.

A doni të votoni vazhdimësinë shkatërrimtare, kusare dhe antishqiptare apo dëshironi një të ardhme ndryshe, demokratike, Europiane dhe qytetare për fëmijët tuaj për brezat që do vijnë.

Shqipëria meriton ndryshim, meriton më mirë, meriton një të ardhme Euroatlantike mes kombesh kryelartë dhe të qytetëruar.

Si malësor, si diasporë unë kam përqafuar dhe do të përqafoj gjithmonë këtë të fundit.

Unë besoj se Shqipëria nuk ka marrë fund siç duan të ju bindin trekëndëshi antishqiptar. Këtë më mirë se askush do të dini të iua vërtetoni ju me votën tuaj që refuzon të quajturit dele nëa komb nga më të lashtit në Europë.

Koha është tani, nevoja për tu ndarë nga trekëndëshi nuk ka qenë kurrë me urgjente për secilin nga ne. Oferta jonë për Malësinë e Madhe, për Shkodrën dhe gjithë shqiptarët nuk ka qenë kurrë më jetike se sot.

Nëse besoni me shpirt dhe ndërgjegjësim tek ndryshimi, unë jam ofruar me nja qellim “PER TY ATDHE”!

Ju ftoj të bëni detyrën tuaj patriotike që duhet të ushtroni, të përdorni me krenari e vendosmëri VOTEN tuaj për bijtë e bijat më të mirë, për krenarinë kombëtare.

Votoni Numrin 4 në fletën tuaj të votimit, koalicionin Euroatlantik, votoni emrin tim nëse ju besoni dhe me shpirt dëshironi, votoni NAIM HASANI për deputet dhe përfaqësuesin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë!

Të dashur vëllezër e motra në Qarkun e Shkodrës dhe ju malësore që jetoni në Britani e kudo në diasporë, por edhe nga gjithë Shqipëria.

Nëse dëshironi të jepni kontributin tuaj qytetar me idetë dhe sugjerimet tuaja për fushatën time elektorale, ju ftoj të më kontaktoni në Facebook, Instagram apo numrin e telefonit 00447792097132 ose personalisht juve që jetoni në Britani dhe qarkun e Shkodrës, sepse fushata ime do të jetë me elektoratin tim këtu e në Malësi, Shkodër e Shqipëri!

Zoti ju bekoftë secilin nga ju. Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur, këtë perlë të vjedhur të Mesdheut!

#shqiperiameritonmeshume

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular