HomePolitikeBujar Leskaj: Bashkia Vlorë, monument i paaftësisë se sektit Rama

Bujar Leskaj: Bashkia Vlorë, monument i paaftësisë se sektit Rama

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Të dhënat përfundimtare mbi buxhetin 2024, të dala nga Ministria e Financave, dëshmojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.

Kjo përbën një skandal të vërtetë. Nga 46,3 miliardë lekë ose 463 milionë euro, të planifikuara për investime gjatë vitit të kaluar, “u dogjën”, pra nuk u përdorën për të shtuar dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve 26.4 miliardë lekë ose 264 milionë euro. Ose 57 përqind e totalit!

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e bashkive për të perdorur fondet e investimeve, vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar, sidomos në infrastrukturën e rrugëve vendore. Vetëm bashkia Vlorë, gjatë vitit të kaluar, me papërgjegjshmërinë ekstreme ka përdorur 2.5 milionë euro fonde investimesh nga 14 milionë euro në dispozicion. Ose 17.8 përqind, më pak se një të pestën e totalit!

I. Vlora në krizë të pashembullt ekonomike dhe sociale

Vlora nuk ka qenë kurrë më parë në një krizë të tillë ekonomike dhe sociale, sa e ka zhytur sot sekti Rama në qeverisje. Bashkia Vlore renditet nder bashkite me nivelin me te larte të papunësisë, me tregues alarmante të largimit të familjeve nga emigracioni galopant, si dhe me rënie drastike të konsumit dhe fuqisë blerëse të familjeve vlonjate.

Rama dhe sekti i tij vetëm sa janë tallur me Vlorën dhe vlonjatët. Vlora nuk është vetëm shëtitorja bregdetare dhe bulevardi Vlorë-Skelë, të cilat, për të thënë të vërtetën, janë kthyer në ngushtica dhe makth për qytetarët që duhet t’i përshkruajnë përditë.

Në pothuajse të gjitha lagjet e qytetit, infrastruktura është e shkatërruar. Në këto lagje, rrugët nuk janë më rrugë, por gropa e baltë, ndërkohë që sheshet janë kthyer në moçale. Shumë rrugë, sheshe e blloqe banimi në qytet janë të amortizuara në një masë të konsiderueshme, duke filluar që nga lagjet në qendër, si “Lef Sallata” e “28 nëntori”, e deri në periferi, në lagjet “11 Janari”, “Kushtrimi” e Zona Industriale.

Lagjia “Partizani”, zona e e njohur me emrin “Llonxhë”, vetëm 200 metra larg godinës së Bashkisë së qytetit, jeton prej vitesh të tëra në mjerim të plotë, pa asnjë investim. Në të mungojnë kushtet më elementare të jetës në komunitet.

Ne nje periudhe rritjeje te turizmit, Bashkia Vlorë është pothuajse inekzistente në punë publike, pa projekte konkrete, me administratë të tejfryrë me militantë partiakë dhe me nivele shumë të ulta të realizimit të të ardhurave dhe investimeve.

II. Vlora, pa furnizim me ujë, me ujrat e zeza që vijojnë të derdhen në Gjirin e saj!

Premtimi gjoja solemn se Vlora do të furnizohej 24 orë me ujë të pijshëm rezultoi një mashtrim i madh elektoral i zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023. Sot Vlora është qyteti me zona të shumta që nuk furnizohen me ujë të pijshem, ose furnizohen më pak se 30 minuta në ditë!

Edhe angazhimi se gjoja ujërat e zeza të qytetit dhe rrethinave nuk do të derdhen më në det, u kthyer në një mashtrim i madh. Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë, investim i qeverisë Berisha, nuk funksionon normalisht. Kjo sjell si pasojë, mosmenaxhimin dhe derdhjen e ujërave të ndotura në Gjirin e mrekullueshëm të Vlorës. Në zanafillë, projekti synonte uljen e ndotjes së ujit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shëndetit të qytetarëve. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur këto 12 vite të keqmenaxhimit të Vlorës nga sekti Rama.

Institucionet me varësi nga ministritë janë pothuajse pa aktivitet në Vlorë, pasi në shumicën e tyre drejtuesit janë militantë partie dhe patronazhistë. Pjesa më madhe e tyre janë të përfolur në opinionin publik vlonjat, për abuzime të rënda me fondet publike. Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës është kthyer në hapësirë punësimi, për qoka e shërbime ndaj partisë-shtet.

Vendgrumbullimet e mbetjeve në Vlorë dhe në Orikum janë dy gangrena, që u shpërfaqën dhimbshëm edhe në sezonin turistik veror 2024. Në kulmin e sezonit, mbetjet u dogjën për 5 ditë rresht, duke shkaktuar një ndotje të madhe dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve vlonjatë dhe turistëve.

III. Vlora, pa të ardhme biznesi, me shëndetësi dhe arsim publik të rrënuar

Periferia e qytetit është në kaos të plotë ndërtimesh e mungesa hapësirash publike, ku mungojnë rrugë, kanalizime, ndriçim, etj. Në njësitë administrative, që deri dje ishin komuna, mungojnë gjërat më jetësore për një banor fermer, i cili jeton me bujqësi dhe blegtori.

Pas problematikave të shfaqura me biznesin përgjatë Lungomares, ato po shfaqen dhe në bizneset në të dyja anët e Bulevardit Vlorë-Skelë , ku zhvillojnë aktivitet më shumë se 200 sipërmarrje, që nga kancelaritë e deri tek bankat, duke punësuar me mijëra familje. Mungesa e parkimeve krijon probleme tek këto biznese. Për këtë arsye, shumë prej tyre kanë filluar të kërkojnë ambiente të reja, ose po mbyllin aktivitetet.

Raportet e bankave të nivelit të dytë që operojnë në Vlorë flasin për rritjen e kredive të këqija dhe pamundësinë e dhjetra firmave dhe bizneseve në prag falimentimi, për shkak se nuk kanë mundësi të shlyejnë kreditë.

Porti i Vlorës, mushkëria kryesore e biznesit të qytetit, pritet të zhvendoset në zonën e Triportit, ndërkohë që në vend të tij do të ndërtohet një port jahtesh, me 22 objekte banimi dhe hotelerie për oligarkët e Ramës.

Shëndetësia e Vlorës rrezikon të mbetet pa mjekë e infermierë, të cilët po largohen dita ditës për jashtë vendit. Universitetit publik të Vlorës i mungojnë çdo vit me dhjetra studente, ndërkohë që janë mbyllur disa degë dhe priten të mbyllen të tjera.

Shkollat e mesme dhe nëndëvjeçare të Vlorës janë në masën 90 përqind pa ngrohje, me problematika të shumta në cilësinë e mësimdhënies dhe të disiplinës, ndërkohë që drejtuesit e shkollave janë emëruar jashtë çdo kriteri profesional. Janë thjesht dhe vetëm militantë partiakë, pa formimin dhe përvojën e duhur. Nga shumë shkolla nëntëvjeçare e të mesme raportohen përditë mungesa të nxënësve, të cilët largohen nga shkolla, si pasojë e largimit të familjeve të tyre jashtë shtetit.

Për fat të keq, e gjithë Bashkia Vlorë është kthyer në monument të gjallë të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së sektit Rama në pushtet.

May be an image of text that says 'Tirana Durrësi Kamza Vlora Lezhë Shkodra Elbasan 33.9 50.0 73.1 Ecuria e investimeve publike, fakt- plan në bashkitë kryesorë në 2024 (lek) Bashkite Fakti Plani Realimi ne % 6,100,000,000 18,000,000,000 2,000,000,000 4,000,000,000 1,900,000,000 2,600,000,000 251,000,000 1,409,000,000 743,000,000 922,000,000 225,000,000 689,000,000 213,000,000 554,000,000 133,000,000 525,000,000 285,000,000 432,000,000 183,000,000 373,000,000 Berat 218,000,000 302,000,000 Gjirokastër 132,000,000 295,000,000 Kukësi kësi 131,000,000 149,000,000 Burimi: Ministria e Financave Fier 17.8 80.6 Dibër Korca 32.7 38.4 25.3 66.0 49.1 72.2 44.7 87.9'

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular