HomeKryesore“Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë! Do...

“Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë! Do ta çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi”- Rama ironizon Bashën nga Vlora: Shpresoj që mos të ngriheni dhe ta kërkoni për kryetar bashkie

spot_img

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën, duke thënë se ai e nisi një tram në Tiranë, por nuk e çoi dot në Durrës, pasi e zuri gjumi.

Rama u shpreh me ironi se për një tram në qytetin e Vlorës do të duhej Lulzim Basha, pasi vetëm ai mund ta bënte.

“Duhet të biem dakord për një gjë që ju bëni mirë që kërkoni. Për tramin në Vlorë do të na duhej Luli, ne nuk dimë të bëjmë trame. Luli e ka bërë një tram në Tiranë, që sic e kanë parë qytetarët e Tiranës është shumë i suksesshëm, me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjitha problematikat që krijohen nga trafiku. E kishte planin që të çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë. Kështu që nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, por shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit  të çohet Vlora dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama u bë në përgjigje të kërkesave të turoperatorëve turistikë në Vlorë, që sic u shpreh kreu i qeverisë janë motori kryesor i zhvillimit turistik dhe ekonomisë rajonale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular