HomePolitike"Shtresa e mesme, motori i çdo shoqërie të qëndrueshme", Taulanda Jupi: Kur...

“Shtresa e mesme, motori i çdo shoqërie të qëndrueshme”, Taulanda Jupi: Kur ajo shtypet, vendi dobësohet. Kur ajo fuqizohet, kombi ringrihet

spot_img

Kandidatja per deputete e Koalicionit EUroatlantik Taulanda Jupi ka apeluar ne nje postim te saj ne FB per mbeshtetje ndaj shteses se mesme duke deklaruar dhe pika te programit elektoral. Sipas znj.Jupi për 12 vite me radhë, shtresa e mesme është mbajtur nën presion me taksa të padrejta, inspektorë e kontrolle, dhe privilegje për miqtë e Edi Ramës. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet rrënjësisht.

Statusi i kandidates per deputete e Koalicionit Euroatlantik Taulanda Jupi ne FB

Shtresa e mesme është motori i çdo shoqërie të qëndrueshme. Kur ajo shtypet, vendi dobësohet. Kur ajo fuqizohet, kombi ringrihet.
Për 12 vite me radhë, shtresa e mesme është mbajtur nën presion me taksa të padrejta, inspektorë e kontrolle, dhe privilegje për miqtë e Edi Ramës. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet rrënjësisht.
Taksë e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat, sepse puna dhe iniciativa duhen shpërblyer, o ndëshkuar.
Zero taksa për biznesin e vogël deri në 14 milion lekë xhiro në vit.
Tavani 1% i xhiros vjetore për taksat lokale, mjaft me arbitraritetin.
Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël.
Eleminim i të gjitha privilegjeve fiskale për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”
Ne besojmë në njerëzit që punojnë, që krijojnë, që prodhojnë. Shteti nuk duhet të jetë as pengesë, as barrë. Duhet të jetë garant i barazisë përpara ligjit, jo ortak i të fortëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular