Lideri politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar kritikët e videove të tij të fundit, duke u shprehur se të kujtojnë shprehjen çfarë uji i ke dhënë gomarit.
Basha u shpreh gjatë takimit me diasporën në Greqi, se kur ky grupim shpaloste programin, bënin sikur nuk e shihnin, ndërsa tani të thonë pse bën diss-e.
“Kur shpalosnim programin, bënin sikur nuk e shikonin. Tani thonë pse bën diss-e ose siç është shprehja e vjetër, çfarë uji i ke dhënë gomarit. Ne s’kemi ndër mend t’i japim ujë gomarit të korrupsionit, ne kemi ndër mend ta ngordhim gomarin e korrupsionit dhe ujin, dritën, ajrin, mundësitë e jashtëzakonshme të Shqipërisë t’ia kthejmë një herë e mirë pronarëve të tyre të vërtetë që janë shqiptarët.” – tha, mes të tjerash, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, Lulzim Basha.