Kandidati i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha i është përgjigjur Edi Ramës dhe diversionit të tij me FRPD. Hoxha shkruan në një reagim në Facebook se, këto janë shfaqja paniku, mashtrimesh dhe pengjesh, të blera nga Edi Rama.
Reagimi i Atird Hoxhës:
I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë të padëshiruar, ka nisur të sajojë takime me gjoja të rinj të Forumit Rinor të PD. Një farsë e neveritshme!
Këta në video? Rilindas, që vetë ose prindërit e tyre kanë vjedhur Vlorën për 12 vjet.
Mes tyre, një e marrë peng që dikur ka qenë në FRPD.
Ai që bleu Lulin, nuk e ka për gjë të blejë edhe një ‘Lule’ këtu.
Por e vërteta është një:
FRPD nuk blihet! FRPD nuk shantazhohet!
Një nga strukturat më të forta të Partisë Demokratike, që duket se po i prish gjumin ‘liderit global’, i përbuz pengjet dhe mercenarët e Ramës.
FRPD do ta kesh përballë!
Mos guxo të mendosh se me shantazhe, provokime dhe lojëra të pista politike do të intimidosh demokratët e Vlorës dhe të Shqipërisë!
Ne nuk kemi dyshime, ky vepron në panik të plotë! Sepse e di që demokratët e Vlorës janë të bashkuar dhe të vendosur. Ata nuk kanë lidhje me individët që sot reklamohen si pjesë e Forumit, ndërkohë që vetë, apo familjarët e tyre, kanë qenë të punësuar prej kohësh në qeverinë e kllounit politik. Dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e shkëputjes së tyre prej vitesh nga FRPD!
Klloun, merru me kandidatët e tu! Ata tashmë kanë filluar të ngrenë dorën kundër njëri-tjetrit. Dhe prit çfarë do të dëgjojnë veshët e vlonjatëve për ata që u ke servirur me këtë listë!
Ne, demokratët, do të marshojmë të sigurt drejt fitores më 11 maj!
Ndërsa për ty dhe ata që të rrethojnë, dihet fundi.