Dashnor Sula i ftuar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus i është përgjigjur batutave të Nard Ndokës të bëra një javë më parë pikërisht në këtë studio.
Sipas tij Ndoka i ka batuta të bukura, por sërish Sula mbetet një personazh me mbështetje të fortë politike.
Ndërsa ka vlerësuar lart figurën e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke theksuar se ai është një njeri i pakorruptuar.
Sula: Për fat të mirë timin, e për fat të keq të Berishës, unë kam qenë 15 vjet pjesë e sistemit në drejtësi. Është fat për drejtësinë që në krye të SPAK është Altin Dumani. Nëse nesër do të isha në krye unë, babën do e fusja në burg, nënën jo. Kurse Dumani do të fuste edhe nënën në burg po të shkelte ligjin, ai është i pakorruptuar.