Kjo e hënë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 6 gradë në zonat malore në 22 gradë ne zonat e ulëta dhe në bregdet.
Era nga kuadrati i jugut do të fryjë me shpejtësi deri në 10m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 25m/s.
Deti do të ketë valëzim deri në 5-6 ballë.