Kur jemi 48 ditë nga data kur qytetarët do të shkojnë në kutitë e votimit partitë politike kanë regjistruar kandidatët për deputët në KQZ. Gara më e fortë pritet të jetë në Qarkun Tiranë ku janë 11 subjektet politikë të regjistruara. Një prej partive politike që pretendon të rris më tej numrin e mandative në Parlament është edhe PSD e drejtuar nga Tom Doshi. Në kryeqytet kjo forcë politike këtë mandat përfaqësohet në Kuvend me Gertian Deda, një djalë me integritet dhe me reputacion në zonë. Ai mundi të sigurojë votat në zgjedhjet elektorale të 2021 dhe sërish në këto zgjedhje është një prej kandidatëve potencial, në mos i vetmi pretendent për këtë forcë politike për të rikonfrmuar mandatin e deputetit.