Nga Prel Dedaj
Krahas atyre që më kanë përgëzuar që kandidova për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i qarkut Lezhë, ka edhe nga ata qytetarë që konfidencialisht më kanë qortuar. -Çfar t’u desh që hyrë në këtë valle? -Ishe rehat, i integruar në shoqërinë amerikane, me një biznes familjar të suksesshëm prej disa vitesh.
-Nga gjëndja ekonomike i garantuar, fëmijët tashmë qytetarë amerikan e të stabilizuar.
-Çfarë deshe më shumë, çfarë mendon se do iu shtosh këtyre arritjeve, që janë per tu patur zili nga shumë kush? – A e din si funksionon politika këtu? Suksesi më së pari iu buzqesh të fortëve, atyre që janë të lidhur me krimin, atyre që janë rritur e plakur në politikë, atyre që disponojnë milionat e eurove të vëna me kontrabandë ose vjedhje të pasurive kombëtare dhe servilëve e lëpirësve të dy kryetarëve të “perjetëshëm” të dy partive që kanë mbajtur pushtetin në postkomunizëm. -Në të gjitha këto brezare të vendit tonë ku “kullot” politika, ti tek cila gjëndesh ?… etj etj.
Asnjë rast nuk i keqkuptova ata që më bënë të tilla pyetje dhe biseda, pa diskutim dashamirëse dhe pothuajse korrekte me realitetin në vëndin tonë. Sigurisht, që individëve që m’i kanë bërë këto pyetje, duke qënë në bisedë me ta, iu jam pergjigjur dhe mendoj që jemi mirkuptuar. Por i bindur se mund të jenë shumë të tjerë që më njohin, por rasti nuk ka qënë që të ulemi për të biseduar nga afër, apo të tjerë që më njohin nëpërmjet miqëve të përbashkët, e quaj me vend të them publikisht përse unë mora inidistivën të kandidoj për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e ardhshëm.
-Fillimisht ju them që mendoj se detyra e deputetit nuk paraqet për mua asnjë term material. Në qoftëse votohem nga qytetarët e qarkut Lezhë, nuk do thotë mbyllje e biznesit tim familjar në SHBA, ku perveç interesave të mia financiare, janë mesatarisht 70 familjarë që paguhen me pagë të plotë mujore, minimalisht secili 160 orë punë në muaj sipas ligjit.
Tani shkurtimisht pak fjalë mbi pyetjen: Perse unë erdha nga SHBA në Shqipëri dhe kandidova.
-Nuk erdha të kandidoj se mendoja se parlamentit i ardhshëm i mungonin oratorët, aktorët apo filozofët, pasi në të tre këto fusha deputetët ekzistues, shumica të kandiduar sërish, janë talente që do linin pa fjalë edhe kongresmenët amerikanë, me ndonjë perjashtim të rrallë, gjë që unë e pronoj se për këto fusha nuk e kam peshën per tu matur në ringun e politikës me ta.
Sigurisht, nuk erdha as për tu punësuar me një pagë deputeti në Shqipëri, pasi pothuajse sa kjo pagë i jap çdo punonjësi të biznesit tim në muaj. Aq më pak, më shkon ndërmend të më krijohet terren perfitimi në rrugë të pandershme, nëpermjet pazareve, që për hir të së vërtetës, në vendin tonë tashmë kanë fituar status dhe janë qëllim i shumicës politikanëve.
Atëherë përse e mora këtë inisiativë?
-Sëpari, siç edhe më lart u shpreha, gjëndja ime ekonomiko-finaciare më favorizon të merrem me politikë, pa synuar përfitime materiale përmes ushtrimit të detyrës.
Së dyti, sistemi tashmë i ka zëvëndësuar deputetët e popullit me kukulla të Kryetarëve të partive, të cilët nuk kanë lidhje me hallet e popullit. Dy konsensuset që arritën në këtë legjislaturë që sapo u mbyll, gjithë “deputetët”, ishin Kodi Zgjedhor dhe ligji për pagat e tyre: pra si të zgjidhen deputetë sërish, e sa të paguhen për bindjen që do të tregojnë në atë sallë.
-Së treti, uniteti real deputetë – kryetarë, kam vënë re se ia ka kaluar unitetit fiktiv parti – popull gjatë rregjimit komunist.
Duke parë tek vetja ime karakterin e papajtueshëm me këtë gjendje, ku sovraniteti i popullit nuk është deleguar, por është rrëmbyer, mendova të provoja në se mund të jem zëri i votuesëve në tempullin e fjalës së lirë, ku kartoni im të ngrihej PRO, vetëm për ato që në program kemi deklaruar publikisht para qytetarëve, dhe në asnjë rast PRONTO sipas urdhërit të kryetarit të partisë. kur ky urdhër bie ndesh me parimet që kemi parashtruar në Programin tonë, ndërkohë që do perkrah e votoj çdo nismë që rezonon me këtë program. Vetëm për këto sa thashë kam kandiduar dhe vetëm për këto kërkoj të më votoni në se bindeni se e meritoj.