Një ngjarje tragjike ka tronditur Vushtrrinë mbrëmjen e djeshm, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së dielës.
Autori i dyshuar i vrasjes, Bleon Dibrani, gjithashtu 19 vjeç, është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet për motivet e ngjarjes vijojnë.
Mes dhimbjes dhe trishtimit të familjarëve dhe miqve, një mesazh i ndjerë nga Jona, vajza që pretendon se ishte e dashura e viktimës, ka prekur zemrat e shumë njerëzve.
“Pse qaj plumb s’erdh te unë, po te ti?” – shkroi ajo në një postim në TikTok, duke shprehur dhimbjen e saj të thellë.
Postimi i plotë:
A pate shum dhiḿt zemra jem?
Pse qaj plum s’erdh te un po te ti?
Mke than gjith qe duhna me kan e fort per gjithçka e sot pe merr kuptimin kjo fjal.
Mke than gjith qe zoti i merr veq ata qe i don, e vertet koka aj t’dashti mashum se na e t’murr ty afer vetit ????.
Arditi jem, faleminderit per gjdo kshill qe ma ke jep e qe kan mem majt ton jeten kto fjal̈t e tua qe mike than mke than qe duhet mu kon e fort gjith une jom, por per engjullin tem qe o tum pa prej naltit tash e tutje.