Nga Sabah Sheta
Ishte një kënaqësi për mua të isha sonte në Durrës në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Koalicioni Euroatlantik, me drejtues politik Lulzim Bashën.
Duke iu uruar suksese të gjithëve, si një prej bashkudhëtareve të këtij rrugëtimi politik me ide, program të qartë për mënyrën se di duhet të qeveriset Shqipëria, pa krim dhe korrupsion, por me llogaridhënie ndaj qytetarëve, u ndjeva mirë që gjendesha mes idealistësh, njerëzish parimorë që duan një ndryshim real në këtë vend për t’i dhënë fund politikës së mbajtjes peng të së ardhmes dhe riciklimit të xhaketave të vjetra në politikë.
Që kjo të ndodh, veç të qenit një alternativë e besueshme siç jemi dhe ma kandidatët më të mirë që kemi në listat tona dal prej qytetarëve, na duhet të punojmë fort në qytetet tona, të trokasim derë më derë, të kontaktojmë çdo qytetar për t’i kërkuar besimin e për ti dhënë garancinë duke lidhur besën me ta, se ndryshimi me Ne, me koalicionin Euroatlantik dhe Lulzim Bashën do të jetë një realitet për jetët e tyre.
Sa i përket Krujës, territori administrativ i Bashkisë (Krujë, Fushë-Krujë, Nikël, Thumanë, Bubq e Cudhi) qytetarët përballen me probleme të mëdha nga ato sociale deri tek infrastrukturore, duke qenë se nuk ka ekzistuar vëmendje ndaj kësaj zona historiko-turistike.
Dua të tërheq vëmendjen nga më i fundit shqetësim që prek qytetarët duke evidentuar mashtrimin për mbështetjen e banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Ky ende dhe sot mund të konsiderohet një mashtrim për faktin sepse janë me qindra familjet që ende nuk po gëzojnë shtëpitë e tyre pavarësisht propogandë. Infrastruktura rrugore është ende e kohës së komunizmit, ku qeverisjet kanë ardhur dhe ikur por nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij problemi.
Krujës jo vetëm që nuk i janë ndërtuar akse të rreja rrugore të mundshme për të shkurtuar kohën e lidhjes me qytetin Durrësin Aeroportin Ndërkombëtar, kryeqytetin tonë Tiranën, por desh na vunë doganë po të mos kishin rezistuar ndaj arrogancës së qeverisë.
Le të bëhemi sa më shumë bashkë, të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë siç jemi, të fitojmë besimin qytetar për t’i përfaqësuar në Kuvend si formacion politik për të qenë nesër një zë i fuqishëm i mbrojtjes së interesave të Krujës, Durrës apo dhe Shijakut.
Suksese të gjithë kandidatëve. Shqipëria meriton më shumë. Faleminderit!