HomePolitike"1.1 milion shqiptarë jetojnë sot në kufijtë e varfërisë", Taulanda Jupi: Jo...

“1.1 milion shqiptarë jetojnë sot në kufijtë e varfërisë”, Taulanda Jupi: Jo nga mungesa e vullnetit për punë, por nga mungesa e një shteti që i mbron

spot_img

Nga Taulanda Jupi/Kandidate per deputete ne Qarkun Tirane e Koalicionit Euroatlantik

1.1 milion shqiptarë jetojnë sot në kufijtë e varfërisë. Jo nga mungesa e vullnetit për punë, por nga mungesa e një shteti që i mbron. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo do të ndryshojë.

Këta janë shqiptarët që përpëliten në pragun e varfërisë. Nuk sigurojnë dot rroba të reja për fëmijët e tyre. Nuk ua mban xhepi të ngrohin shtëpinë. Mezi mbyllin qiratë apo këstin e kredisë. Nuk ia dalin të sigurojnë një paketë mujore interneti në një botë që jeton online.

Ne nuk do t’i trajtojmë shqiptarët si viktima të përjetshme të sistemit. Ne do t’i fuqizojmë ata që punojnë, që sakrifikojnë, që nuk kërkojnë mëshirë, por drejtësi.

Ja çfarë do të bëjmë për të shpëtuar 1.1 milion shqiptarë nga kurthi i varfërisë:

1️⃣

Do të prishim monopolin mbi importin e ushqimeve dhe produkteve bazë. Konkurenca sjell çmime më të ulëta. Kjo nuk është teori. Është ekonomi e thjeshtë.

2️⃣

Do të heqim taksën Rama prej 240 lekë për litër karburant. Karburanti më i lirë do të ulë çmimin e çdo gjëje tjetër, nga buka e përditshme te transporti dhe shërbimet. Shqiptarët nuk do paguajnë më për luksin e një pakice.

3️⃣

Do të rrisim pagat për mjekët, infermierët, mësuesit dhe pedagogët me 60% deri në 100%. Të ardhurat e këtyre familjeve do rriten ndjeshëm. Sepse ata që mbajnë gjallë shtetin, nuk mund të jetojnë në varfëri.

4️⃣

Do të ulim tatimin mbi të ardhurat në 9%. Më pak taksa për punën do të thotë më shumë para në xhepin e qytetarit. Qytetarët dinë më mirë se qeveria se si të shpenzojnë paratë e tyre.

Ne nuk besojmë në një shtet që të rrëmben për të të dhënë më pas lëmoshë. Ne besojmë në një shtet që i hap rrugën punës, dinjitetit dhe mundësisë për të jetuar me kokën lart.

Varfëria nuk është fat. Është padrejtësi që i ka autorët në zyrat më të larta të shtetit. Dhe ne do ta ndalim këtë padrejtësi.

✅

 Voto Taulanda Jupi

✅

 Voto Numrin 4
#KoalicioniEuroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular