Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaq një këngë të grupit të njohur të rapit Unikkatil.
Kënga përmban mesazhe të ashpra dhe kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për gabime dhe për keqmenaxhim të situatës politike në Shqipëri.
Këngët e grupit Unikkatil janë të njohura për tekstet e drejtpërdrejta dhe për kritikën sociale ndaj politikës dhe qeverive, dhe duket se lideri i opozitë po përdor këtë lloj komunikimi për të forcuar mesazhet e tij kundër qeverisë.
Kjo video është një tjetër mënyrë e ish-kryeministrit për të shprehur pakënaqësinë dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij në këtë moment të rëndësishëm politik për vendin.
Grupi i Unikkatilit ka ripostuar videon e Sali Berishës, ku ai shfaqet duke dëgjuar këngën e grupit.
Ky ripostim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.