HomePolitikeBujar Leskaj takime me strukturat në Njësinë administrative Hor-Vranisht (Vranisht, Kuç, Bolenë...

Bujar Leskaj takime me strukturat në Njësinë administrative Hor-Vranisht (Vranisht, Kuç, Bolenë , Kallarat, Tërbaç)

spot_img

Te shtunen datë 23.03.2025, së bashku me kryetaren e PD Himarë zj.Thëllëza Kokaveshi, ish-kryetaren zj.Afrovita Dhimojani, z.Gëzim Zilja dhe z.Hamdi Barjami, zhvilluam një takim pune me strukturat e Partisë Demokratike njësia administrative Hor-Vranisht (Vranisht, Kuç, Bolenë , Kallarat, Tërbaç).

Fokusi i kë tij takimi ishte rivitalizimi i strukturave partiake për fushatën zgjedhore, dhe më tej. Diskutuan zotërinjtë Shyqyri Hoxhaj, Sinan Sinaj, Muhedin Qejvani, prof. Bardhosh Mici, Alban Rrapaj, Besnik Godi, Bujar Zeneli, Bashkim Davaci, Alfred Zeneli, Eriseld Bajaj, kryetarja e degës Himarë, z.Gëzim Zilja, z.Hamdi Bajrami, etj.

Të gjithë ishin optimistë per fushatën e 11 majit 2025. I veçantë e plot mesazhe diskutimi i labit të mençur, zotërisë fisnik, 80-vjeçari Fadil Rapaj.

Grabitja qeveritare e ujit nga Lumi i Vlorës e Buronjat e Kuçit, për të furnizuar vilat e oligarkëve në Himarë e Dhërmi është një tjetër grabitje cinike që ky pushtet po ju shkakton banorëve të kësaj krahine, krahinë me emër në historinë tonë kombëtare.

Siç e kam theksuar, u zotova se projektet që dëmtojnë të gjithë krahinën do të anullohen me fitoren e Partisë Demokratike, sikurse i falenderova për përpjekjet e pareshtuara për zgjerimin e strukturave partiake.

Ristrukturimi në këtë zonë/nëndegë shton optimizmin për fitoren e 11 Majit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular