HomePolitikeEMRAT/Prezantohen në Asambletë e Paskuqanit, Bathores dhe Kamzës tre kandidatët për deputetë...

EMRAT/Prezantohen në Asambletë e Paskuqanit, Bathores dhe Kamzës tre kandidatët për deputetë të PS

Pas prezantimit zyrtarë të kandidatëve të PS nga selia rozë si dhe prezantimit në terren nga drejtuesja politikë Elisa Spiropali si dhe kryeministri e kryetari i PS Edi Rama, ka nisur prezantimi i tyre në çdo asamble të PS lagje më lagje. Më konkretisht në Kamëz deputetja dhe ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli kanë prezantuar tre kandidatët për deputetë në Paskuan, Bathore si dhe Kamëz 1 dhe Kamëz 2.  Lajmin e bën publik vet znj.Nikolla në rrjetin social Facebook ku në të tre prezantimet shkruan: – “Së bashku me Rakipin prezantuam sot në Asamblenë Socialiste të Paskuqanit kandidaten tonë, përfaqësuese ekselente e rinisë Kejsi Elezin. Vajzë lindur dhe rritur në Babrru, studente e Fakultetit Ekonomik që i bashkohet ekipit fitues socialist të qarkut Tiranë me energjinë e saj dhe vizionin e brezit që përfaqëson për Shqipërinë në BE”. NË një tjetër njoftim deputetja e Kamzës  shkruan: – “Në Bathore me Asamblenë Socialiste për të prezantuar bashkë me Rakipin doktor Halil Koloshin, kandidatin tonë të palodhur që prej 30 vitesh shërben çdo ditë për komunitetin e kësaj zone. Të bashkuar e të vendosur në rrugëtimin tonë të pakthyeshëm drejt familjes europiane”. 
“Në Lagjen 1 dhe 2 Kamëz me Asamblenë Socialiste për të prezantuar bashkë me Rakipin, Sofika Lleshin mësuesen, piktoren dhe aktivisten e përkushtuar të skuadrës tonë në këtë zonë.
Prindërit dhe fëmijët e njohin pasionin dhe qytetarinë e mësueses rritur mes tyre, ashtu siç shohin nga afër çdo ditë ndryshimin rrënjësor të çerdheve, kopshteve dhe shkollave në Kamëz” – përfundon Lindita Nikolla postimin në njoftimin e tretë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular