Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal më lagjen “Çelepias” në Berat. 85-vjeçari Todi Biçaku është plagosur me thikë në bark nga Asllan Fatiu, 37-vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se autori ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një shtetas por pasi i kanë thënë se nuk ndodhej në ambjentet e lokalit, autori ka filluar të shajë klientët.
Pas kësaj,është ngritur i moshuari (klient në lokal) dhe i ka kërkuar të dalë jashtë dhe autori e ka qëlluar me thikë.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po kryejnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Burimet zyrtare policore konfirmojnë se, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë janë marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth.