HomeUncategorizedKandidati i Koalicionit Euroatlantik Alfred Ahmetcenaj thirrje për mbështetje banorëve që preken...

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Alfred Ahmetcenaj thirrje për mbështetje banorëve që preken nga projekti i lumit të Lanës, nga ura Teknologjike e në vazhdim

spot_img

Nga ALfred Ahmet Crenaj Thirrje për Mbështetje

Të nderuar banorë që prekeni nga projekti i lumit të Lanës, nga ura Teknologjike e në vazhdim. Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit sapo ka filluar. Unë kandidoj në këto zgjedhje në qarkun e Tiranës dhe jam njëri prej jush, që kam blerë tokën dhe kam ndërtuar shtëpinë në këtë territor. Sot bashkia dhe qeveria kërkon të na prishin shtëpitë tona.

Kjo për ne nuk është çështje politike, kjo është çështje jetese! Nuk po kërkojmë lëmoshë, po kërkojmë atë që na takon!

Shteti nuk mund të na trajtojë ne banorët e bregut të Lanës si qytetarë të dorës së dytë.

Po të ishte një oligark që ndërton pallate buzë Lanës, çdo dokument do të ishte gati për një javë! Ndësa ne kemi 20 vjet që kemi bër aplikimin për legalizim, por shteti nuk vepron.

Po të ishte dikush me lidhje politike, do të kishte marrë 10 legalizime e kompensime! Por kur është qytetari i thjeshtë, ai që punon çdo ditë për të mbajtur familjen, atëherë shteti bëhet i verbër!

Prandaj, unë me përulësi nuk po kërkoj vetëm votën tuaj.

Unë iu them që së bashku mund ta ndalojmë këtë padrejtësi! Së bashku mund ta ngremë këtë çështje në Kuvend, në media dhe në çdo institucion për të kërkuar legalizimin e menjëhershëm dhe kompensimin e drejtë!

Te mos lejojmë që të na trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë! Vota juaj është forca juaj! Më besoni këtë betejë, dhe unë nuk do t’ju zhgënjej!

Ne do t’i detyrojmë që të respektojnë ligjin! Ne do t’i detyrojmë që të na japin të drejtën që na takon!

Le ta bëjmë këtë bashkë!

Për familjet tona, për shtëpitë tona, për të ardhmen tonë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular