HomePolitikeKandidati për deputet Aulon Kalaja denoncon: Shikoni si është mbyllur shkolla dhe...

Kandidati për deputet Aulon Kalaja denoncon: Shikoni si është mbyllur shkolla dhe ambulanca e fshatit në Krujë

spot_img

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka publikuar një video-denoncim për mbylljen e një shkolle si dhe të ambulancës së fshatit Mallkuç, në rrethin e Krujës. Kalaja thotë se mbyllja e shkollës si dhe e qendrës shëndetësore të këtij fshati janë dëshmi të projektit të qeverisë socialiste për shpopullimin e Shqipërisë.

Kjo është një nga çështjet për të cilat Kalaja ka ngritur zërin herë pas here, madje edhe përpara se të vendoste të kandidonte për deputet dhe si drejtues i Departametit të Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit në PD, ka përgatitur planin për riatdhesimin e shqiptarëve. Ai po ashtu ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë autorët e shpopullimit të vendit.

DEKLARATA E PLOTË

Ndodhem në Kodër-Mallkuç, në një nga zonat e shpopulluara të rrethit të Krujës. Edhe shkolla e Tarinit, por edhe ajo e Mallkuçit, ku jemi tani, janë mbyllur. Tani do të shohim se si është kthyer shkolla. Kjo ka ndodhur si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, natyrisht.
Kjo ka qenë një klasë, e cila ka mbajtur fëmijët e vegjël të klasave të ndryshme. Ndërkohë, siç e shihni sot, pamjet janë rrëqethëse. Qëllimi i Rilindjes, i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës ka qenë për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Duke mbyllur një shkollë, sigurisht që do të hapet një burg.
Fillimisht, banorët e zonës i çuan fëmijët nga Mallkuçi në Mazhë të Vogël, ku kishte një shkollë, por si pasojë e tërmetit, shkolla e Mazhes së Vogël është prishur, me 26 nëntor 2019. Më pas, u është dashur që t’i lëvizin fëmijët nga Mazhja drejt Bubqit. Kjo ka një kosto përsa i përket lëvizjes me furgona, me makina dhe me mjete të tjera, të cilat fëmijët e vegjël i paguajnë vetë. Pra, i kanë hapur një mijë e një probleme, vetëm për t’ua nxirë jetën shqiptarëve dhe për t’i larguar nga shtëpitë e tyre. Mbyllja e shkollës së Mallkuçit është një dëshmi e pastër e shpopullimit të Shqipërisë.
Një tjetër dëshmi është edhe kjo ambulancë – ambulanca e fshatit Mallkuç, që duhet të mbulojë shërbimet shëndetësore për shumë banorë të zonës. Më thonë tani se është jashtë funksionit dhe këtu nuk vjen asnjë mjek e asnjë infermier, sigurisht për të kryer shërbimet bazë.
Përveç kësaj shkollës së mbyllur këtu dhe ambulancës jashtë funksionit, kjo zonë nuk ka as linja furgoni. Banorët e saj detyrohen të lëvizin me motorë apo me makinat e tyre personale. Nëse do të shikojmë nga afër sepse e kanë mbuluar, këtu nuk ka asgjë, gjithçka është bosh. Projekti i tyre për të përzënë shqiptarët, për të mos ofruar shërbime shëndetësore, për t’ua nxirë jetën njerëzve dhe për të mbyllur shkollat, sigurisht që është një projekt për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular