HomeAktualitetNjë tërmet me fuqi shkatërruese godet Zelandën e Re

Një tërmet me fuqi shkatërruese godet Zelandën e Re

spot_img

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për mundësinë e një cunami me rrezik shumë të lartë, të cilin ekspertët e kanë paralajmëruar.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:42, në një thellësi prej 12 kilometrash dhe 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares, duke krijuar frikë tek mijëra banorë për një tsunami të mundshëm. Ekipet emergjente kanë këshilluar banorët e rajonit që të shmangin plazhet për shkak të mundësisë së një cunami.

“Banorët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve për shkak të rrezikut të mundshëm të cunamit,” u tha nga autoritetet.

Për momentin nuk ka pasur ndonjë urdhër evakuimi, por banorët janë të inkurajuar të vlerësojnë situatën në terren dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular