HomeSportNjoftimi tronditës i klubit të njohur: Lojtari ynë ka tuberkuloz aktiv, e...

Njoftimi tronditës i klubit të njohur: Lojtari ynë ka tuberkuloz aktiv, e kemi izoluar por…

spot_img

PSV ka njoftuar se një nga lojtarët e skuadrës ka tuberkuloz aktiv. Sipas De Telegraaf, lojtari është Lucas Perez, një sulmues spanjoll 36-vjeçar, që erdhi në Holandë në fund të shkurtit pas një udhëtimi të gjatë me makinë, për shkak se i frikësohej fluturimit.

Sipas shtypit holandez, janë informuar personat që kanë pasur kontakt të afërt me 36-vjeçarin. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që zakonisht prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes ajrit.

Në play-offin e Champions League, PSV eliminoi Juventusin, të udhëhequr nga ish-lojtari Thiago Motta, përpara se të dilte në raundin e 16-të nga Arsenali. Perez nuk luajti kundër bardhezinjve, edhe për shkak se nuk ishte në listën e UEFA-s dhe deri më tani ka grumbulluar gjithsej 24 minuta në fushë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular