HomeBotaPërfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, ku u fokusuan diskutimet dhe çfarë...

Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, ku u fokusuan diskutimet dhe çfarë u propozua

spot_img

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet njëditore në Arabinë Saudite, të fokusuara në një propozim për një armëpushim në det midis Kievit dhe Moskës.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershme nëse një marrëveshje ishte arritur apo ishte bërë përparim.

Një burim rus i tha për Reuters se një projekt-deklaratë e përbashkët i është dërguar Moskës dhe Uashingtonit për miratim, me palët që synojnë ta publikojnë atë nesër.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se asnjë dokument nuk do të nënshkruhet, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Kujtojmë se ndërsa takimi po zhvillohej, një sulm me raketa ruse dëmtoi një shkollë dhe një spital në Sumy, duke plagosur të paktën 88 njerëz.

“Moska flet për paqen ndërsa kryen sulme brutale në zonat e banuara me popullsi të dendur në qytetet kryesore të Ukrainës,” tha ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular