Në emisionin Open në News24, Alban Dudushi është përplasur me Alfred Lelën, në lidhje me diskutimet rreth fushatës së opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjet e 11 majit.
Lela i është drejtuar Dudushit duke i thënë se në studio ndodhet vetëm për të sharë Berishën. Një gjë e tillë është mohuar nga gazetari, i cili iu drejtua duke i thënë “të vijë shërbëtori edhe të më thotë po bën shërbim, këtë nuk ta pranoj dot”.
Pjesë nga debati:
Dudushi: Mos të bëjmë sikur këtu kjo është fushata e parë që na habit me mungesën e ofertës. Po ta shohësh programin e PD me atë të 2021 apo të 2017, nuk është se ka risi. Ka edhe konfuzion. Ka kakofoni ofertash se luan si social demokrat dhe ndonjëherë si konservatorë.
Lela: Ky është shqetësimi yt, shija ideologjike. Nuk shqetësohesh për gallatën e atij tjetrit gjate 12 viteve në pushtet
Dudushi: Mua më shqetëson kur ka kakofoni dhe ky është problem i madh për opozitën. Këta harxhojnë energji pa fund për t’i hequr njollën doktorit.
Lela: Ja dolëm të tema e preferuar
Dudushi: I gjithë problemi është opozita
Lela: Fajin e ka Saliu pra
Dudushi: Po e ka
Lela: Për çfarë e ka? Që po qeveris prej 12 vitesh. Je i madh o burrë. Po si ke Ramën 12 vite kryeministër dhe thua… jo po e ka Ahmet Zogu fajin. Respektoje tryezën.
Dudushi: Se paske 12 vjet pa ardhur në pushtet të fshihet ç’ke bërë dhe të shohim edhe njëherë nga e para të nusërosh. Si qenka kjo punë kështu
Lela: Falë zotit të erdhi zelli dhe u vullkanizove se të erdhi rasti për t’u fut te kaseta e Berisharjes. Njeriu bën edhe sikur
Dudushi: unë nuk bëj sikur. Unë them atë që mendoj. Berishën e shaj se është problemi më i madh i mungesës rotacionit në Shqipëri
Lela: Se kur ishte Basha ishe me Bashën. Rri o Alban.
Dudushi: Nuk isha me Bashën sepse nuk mund të isha.
Lela: Nuk të ndalon kush të bësh shërbimin
Dudushi: Ti merru me atë që them unë. Pastaj shërbimin le ta shohin të tjerët se kush e bën dhe si e bën. Unë nuk e vë në dyshim që e quan shërbim, por të vijë shërbëtori edhe të më thotë po bën shërbim, këtë nuk ta pranoj dot.
Lela: Mos u nevrikos se po të kishim dashur të flasim me veten, bëj një Sy më sy si idhulli yt, si Rama.
Dudushi: Unë këtu kam qenë edhe më përpara. Ti ku ishe dhe ku je, pastaj flasim kush është shërbëtor. Nga xhubletistat e Bashës te xhubletistat e Berishës.