I lënë jashtë listës së opozitës, Dash Sula u shpreh se Berisha ëstë një makinë e vjetër politike. Më tej, Sula u shpreh se aleati më i ngushtë i opozitës duhet të ishte SPAK i cili ka nisur hetime ndaj akuzave të ngritura nga opozita. Sioas tij, drejtuesi i SPAK është një njeri i pakorruptuar dhe se nota për SPAK ka kaluar në 8.5.
“Nuk mund që një shoqëri, ose një forcë politike të pranojë një makinë të vjetër politike si Rama ta zëvendësojë me një makinë akoma më të vjetër si Berisha. Mënyra e artikulimit të tezave që Berisha po i bën, po veçoj programin e PD që Rama nuk e ka një gjë të tillë. Po ka një defekt shumë madhor, ja kam thënë dhe Berishës dhe kam thënë që për sa kohë shqiptarët pavarësisht të metave që ka SPAK-u, njofton dashuria qytetare për SPAK i cili është instrumenti që ka vënë përpara drejtësisë.
Cdo akuzë apo denoncim i Berishës, nëse nuk do të materializoheshin nga SPAK dhe GJKKO, nuk do kishte një bazë dhe besueshmëri te qytetarët. SPAK-u duhet të ishte aleati më i ngushtë i opozitës. Hetimi ndaj Berishës është një vendim kolegjial që është i vështirë të provohet nga ana subjektive dhe objektive. Do ishte një rrugë shumë e vështirë për të vënë në rrugë penale kryeministrat.
Nëse Berisha do akuzohej për fonde publike dhe koncensione, unë nuk do i dilja në krahë. Besoj te SPAK, nota tani ka kaluar te 8.5 për SPAK dhe GJKKO. Drejtuesi i SPAK është njeri i pakorruptuar.”