Nga Orsela Aga
Gjithmonë kemi shpresuar, punuar dhe votuar për individët që kemi menduar se do sjellin ndryshimet e nevojshme dhe të dëshirueshme në vendin tonë. Angazhimi në politikë dhe jetën publike më ka bërë të prek realitetin e komunitetit ku jetoj.
Eksperienca me njerëzit më ka dhënë gjithmonë shtysën për të bërë gjëra sado të vogla por të dobishme ndaj komunitetit tim. Kjo më bën të besoj që nëse bëhemi të gjithë bashkë mundemi të sjellim ndryshimin dhe një realitet ndryshe për familjet dhe vendin tonë.Ne mundemi ta ndryshojmë me programin dhe ekipin që ofron Koalicioni Eurotlantik me z. Basha sepse, ne meritojmë më shumë liri, të drejta dhe meritokraci. Ne meritojmë më shumë vëmendje, integrim dhe mirëqënie. Ne meritojmë më shumë integritet dhe përfaqësim në çdo politikë sociale. Ne duhet të sjellim ndryshimin sepse , Shqipëria meriton më shumë.