Partitë politike nënshkruan dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një Kod Etike, ku angazhohen për një fushatë me integritet.
Përmes këtij Kodi Etik, subjektet angazhohen për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Nënshkruesit mbështesin parimet themelore të zgjedhjeve demokratike, si integriteti, transparenca, privatësia, siguria, drejtësia dhe kushtet e barabarta të lojës. Nënshkruesve të këtij Kodi u është kërkuar të heqin pa vonesë çdo përmbajtjeje të publikuar në emër të një pale, nëse ajo përmbajtje është në shkelje të angazhimeve të këtij Kodi Etike.
PD-ja akuzoi Kryeministrin Edi Rama për gjuhë tallëse e fyese, ndërsa PS-ja u përgjigj se etiketimet e pahijshme nuk duhet të ngatërrohen me ironinë. Ilirjan Celibashi u bëri thirrje liderëve për vetëpërmbajte. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me organizata të huaja që shqetësohen për integritetin e zgjedhjeve, ftuan të gjitha partitë pjesëmarrëse për të firmosur një deklaratë, ku angazhohen që fushata elektorale, sidomos në mediat digjitale, të jetë etike dhe pa gjuhë fyese e denigruese. Por, pavarësisht se të gjithë pranuan Kodin e Etikës, në tryezë nuk munduan përplasjet dhe ndasitë.
“Shpresoj që liderët të vetëpërmbahen gjatë fushatës zgjedhore”, tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Fushata e filluar përpara kohe po karakterizohet nga tendenca e liderëve për ta zhvilluar debatin politik kryesisht me forma të reja e sportive në rrjetet sociale. Ky Kod Etike nënshkruhet mbi baza vullnetare dhe nuk ka për qëllim të zëvendësojë ligje ekzistuese apo ligje që mund të miratohen në të ardhmen dhe as të ndërhyjë në respektimin e këtyre ligjeve nga nënshkruesit apo palët e tjera të interesit. Megjithatë, ai është pjesë e një kuadri më të gjerë politikash në nivele të ndryshme qeverisjeje dhe ka për qëllim të jetë plotësues në raport me to.
Ky Kod duhet të lexohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse në vend, si dhe me normat, konventat dhe ligjet ndërkombëtare ku aderon Shqipëria, sidomos me legjislacionin që vjen nga Bashkimi Evropian, me të cilin Shqipëria duhet të përafrohet. Kodi mbështetet në dokumente të ndryshme ligjore dhe politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ngarkuar me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat “online” në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve.
ÇFARË PËRMBAN KONKRETISHT KODI I ETIKËS:
KUADRI LIGJOR
- Neni 4, 9, 16/1, 18 dhe 45 i Kushtetutës së Republikës nsë Shqipërisë, parimi i shtetit të së drejtës, e drejta për të nvotuar, barazia përpara ligjit, transparenca financiare,n ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese,n dhe integriteti i funksionarëve publikë.
- Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji nr. 10019,n mi vitit 2008, i ndryshuar).
- Ligji për partitë politike (Ligji nr. 8580, i vitit 2000, in ndryshuar).
- Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligji nr. 9887, i vitit 2008, i ndryshuar).
- Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi (Ligji nr. 10 221, i vitit 2010).
- Ligji për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë mn(Ligji nr. 97/2013).
- Ligji për sigurinë kibernetike (Ligji nr. 25/2024).
KODI I ETIKËS, PËR ÇFARË ZOTOHEN PALËT NËNSHKRUESE
Nënshkruesit e këtij Kodi Etike që përfaqësojnë subjektet zgjedhore që planifikojnë të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 marrin përsipër bashkërisht sa vijon:
1. Të ruajnë integritetin e zgjedhjeve përmes respektimit të rregullave dhe normave në fuqi dhe përmes zbatimit të parimeve për fushata të ndershme dhe transparencë financiare.
2. Të nxisin një diskurs politik gjithëpërfshirës, pjesëmarrje dhe kontribut në procese zgjedhore të sigurta, veçanërisht:
3. Duke mos prodhuar, duke mos përdorur ose duke mos shpërndarë deklarata dhe paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.
4. Duke mos shpërndarë, duke mos postuar dhe duke mos promovuar mesazhe që nxisin dhunë ose urrejtje; nënshkruesit inkurajohen të dënojnë me forcë dhe të ndërmarrin sanksione ndaj çdo akti dhune ndaj kandidatëve ose përfaqësuesve të zgjedhur.
5. Duke mos shkurajuar zgjedhësit dhe duke mos shpërndarë informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, siç janë të dhënat e zgjedhësve, procesi i votimit dhe qendrat e votimit.
6. Të garantojnë një përdorim etik dhe transparent të mjeteve dhe teknologjive për fushatë, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Të mos prodhojnë, të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese, veçanërisht:
7. Të dhëna ose materiale të rreme, të fabrikuara, të bëra publike pa leje dhe në mënyrë dashakeqe ose të vjedhura.
8. Përmbajtje manipuluese, duke përfshirë përmbajtje audio, imazhe ose video të gjeneruara me ose pa përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim paraqitjen e shtrembëruar ose të falsifikuar në mënyrë të rreme ose manipuluese të kandidatëve, zyrtarëve ose çdo pale tjetër të përfshirë në zgjedhje. Përdorimi i përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale të bëhet vetëm kur kjo përmbajtje etiketohet qartësisht si e tillë. Në këto raste këshillohet përdorimi i shenjave dalluese (watermarking) dhe i shenjave që tregojnë origjinën e materialit (provenance signals).
9. Llogari të rreme ose bote automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve.
10. Trolle, akuza të pabaza ose bullizëm kibernetik.
11. Përmbajtje të krijuara dhe të shpërndara nga aktorë jashtë vendit që përpiqen të dëmtojnë parimet e demokracisë, lirisë, barazisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe të promovimit të paqes e stabilitetit.
12. Të shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme për të luftuar efektet negative të përmbajtjeve manipuluese të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe të shohin mundësitë e trajnimit të stafit të tyre për këtë qëllim; të mos përdorin informacione personale ose konfidenciale në instrumentet e inteligjencës artificiale, si për shembull në pyetjet apo udhëzimet e dhëna (prompts), duke garantuar kështu privatësinë dhe sigurinë e individit gjatë zgjedhjeve; të shohin mundësinë e ngritjes së një mekanizmi të strukturuar që do t’u mundësonte qytetarëve të raportojnë për shqetësime ose për keqpërdorim të teknologjive të inteligjencës artificiale.
13. Të garantojnë transparencën e kontributeve financiare të marra, duke përfshirë edhe përfitimet në natyrë si dhuratat, trajtimet, huat, donacionet, kontributet për fushata dhe shpenzime, në përputhje me legjislacionin evropian dhe atë kombëtar në fuqi.
14. Të garantojnë transparencën e reklamave politike dhe komunikimeve të fushatës:
15. Të mos përdorin reklama politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe të mos angazhojnë palë të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë, ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.
16. Të veprojnë në përputhje me politikat dhe mekanizmat e transparencës së platformave “online” dhe të japin informacione të sakta mbi proceset e regjistrimit dhe verifikimit.
17. Të ofrojnë informacion, mundësisht në faqet e internetit të partive politike në lidhje me:
18. Organizatat dhe fondacionet me të cilat janë të lidhura, ose në lidhje me subjekte të tjera ligjore, që zhvillojnë fushatë në emër të tyre.
19. Përdorimin e reklamave politike, duke përfshirë sponsorizuesit, burimet e financimit dhe shumat e shpenzuara për to.