Nga Bujar Leskaj
𝗣𝗗-𝗔𝗦𝗛𝗠 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗠𝗮𝗱𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲, 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺 𝘁𝗲 𝘃𝗲𝗰𝗮𝗻𝘁𝗲 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗽𝗲𝗿 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝗻 𝗠𝗮𝗱𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲.
𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗳𝗼𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀 𝗻𝗲 𝗻𝗷𝗲 𝗾𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸, 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘇𝗺𝗶𝘁 𝗰𝗶𝗹𝗲𝘀𝗼𝗿, 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲, 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗲 𝗸𝘁𝗵𝘆𝗲𝗿 𝗮𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗻𝗷𝗲 𝗺𝗼𝘁𝗼𝗿𝗿 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲.
• Ne si Parti Demokratike do t’i kthehemi ndarjes territoriale, me qëllimin e mirë që ne të arrijmë të relizojmë Orikumin Bashki, Novoselën Bashki, Amantian Bashki, Ksamilin Bashki.
• Ne do të korrigjojmë me guxim dhe shpejtësi hartën gjyqësore.
• Rikthimi i të gjitha institucioneve qendrore që janë larguar nga Vlora pa argumenta, pa analiza.
• Subvencionim dhe grante si mbështetje direkte ndaj sektorëve të peshkimit dhe bujqësisë.
• Investime në infrastrukturë ujitëse dhe mbrojtje nga përmbytjet për të rritur rendimentin bujqësor.
• TVSH e drejtë: Rregullim i skemës së TVSH-së për bujqësinë për të barazuar nivelin e TVSH në shitje dhe blerje.
• Dyfishimi i fondeve për mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët.
• Zhvillimi i turizmit katërsezonal duke promovuar jo vetëm bregdetin, por edhe malësitë dhe pasuritë kulturore e historike të Vlorës.
• Investime në infrastrukturë.
• Rishikimi i kontratës për Portin e Vlorës për të siguruar përfitime maksimale për qytetarët dhe shtetin shqiptar.
• Shndërrimi i Portit të Vlorës në një qendër të rëndësishme për turizmin.
• Iniciativa për punësimin e të rinjve.
• Ruajtja e pasurive natyrore të qarkut si Laguna e Nartës dhe Parku Kombëtar i Llogarasë përmes politikave të qëndrueshme zhvillimi. Një kompani ndërkombëtare do të merret me rehabilitimin ekologjik të zonës.
• Sheshi i Flamurit dhe Sheshi Pavarësia në Skelë do kthehen në identitet.
• Përfundimi i projekteve infrastrukturore dhe përmirësim i tyre, me kosto të ulët dhe me cilësi të lartë.
• Ndërtimi i rrugëve dytësore që lidhin njësitë administrative me qytetin e Vlorës.