HomePolitikePse vendosa të kandidoj përkrah Lulzim Bashës dhe Koalicionit Euroatlantik?!

Pse vendosa të kandidoj përkrah Lulzim Bashës dhe Koalicionit Euroatlantik?!

spot_img

Unë jam Orsela Bashkim AGA .
Lindur dhe rritur në Tiranë, bijë e një familjeje të thjeshtë e modeste e cila jetën e ka ndërtuar gjithmonë e udhëhequr dhe e mbështetur fort në traditën familjare , në vlerat e dinjitetin njerëzor, dhe me besimin në ZOT.

Bashkëshorte e një prej djemve të njërës prej familjeve të spikatura në zonën e Krujës, familjes PULA e cila ka qënë gjithmonë në opozitë me qeveritë dhe në luftë me ata që kanë punuar kundër interesave kombëtare. Kontribues dhe themelues të demokracisë në Njësinë 4 që në fillimet e saj. Falenderuese që janë mbështetja dhe motivimi im më i madh.

Jam nënë e tre fëmijëve të cilët janë dhe arsyeja më e madhe pse e nisa këtë rrugëtim, një mision sa i vështirë por jo i pamundur.

Kam mbështetur pa hezituar për asnjë moment Z. Lulzim BASHA dhe grupimin politik ku bëj pjesë dhe kandidoj në listën e Tiranës, qytetit tim mikpritës e bujar por dhe të shkatërruar nga kjo shpurë hajdutësh dhe të korruptuarish që nuk lanë cep të saj pa e betonizuar duke e shpërfytyruar deri në qelizë identitetin e saj, sepse na bashkojnë kauza , vlera dhe parime të njëjta. Sepse kam qënë e bindur dhe koha po i jep të drejtë çdo ditë e më shumë për të vërtetat e hidhura dhe argumentat e thëna prej Tij lidhur me kastën e vjetër politike.

Vendosa të kandidoj përkrah Z. Lulzim BASHA dhe KOALICIONIT EUROATLANTIK
për arsye shumë më madhore që tejkalojnë secilin nga ne. Nëse i rendisim arsyet janë pafund, por ajo që dhemb dhe ulëret më shumë është që çdo nënë, çdo prind kërkon për fëmijët e tij një jetë më të mirë dhe të ndërtuar me mundësi të barabarta në vendin e tij dhe jo në emigrim. Dhe kjo bëhet e mundur vetëm duke i dhënë fund këtij tranzicioni 34 vjeçar dhe duke realizuar programin më të mirë të shpalosur nga grupimi Euroatlantik , i cili mbështet fort familjen, rininë, pronën dhe meritokracinë.
Të marrësh përsipër një sfidë të tillë në një kohë kaq të vështirë me një makineri që sulmon këdo që ka përballë padyshim që nuk është e lehtë. Por kauza dhe parimet që unë mbështes janë më të shenjta dhe më të forta se gjithçka, ndaj dhe them me bindjen e plotë që asgjë nuk më Ndal. Për këtë jam shumë mirënjohëse dhe falenderuese ndaj kujtdo për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen që më japin çdo ditë në këtë rrugëtim që kam nisur.
Zoti e bekoftë këtë vend dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë !🙏

ShqipëriaMeritonMëShumë 🇦🇱 #KoalicioniEuroatlantik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular