Ylli Manjani ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha në një postim të tij në Facebook, duke u shprehur se LaCivita po dukej si armë pa leje e Berishës.
Manjani ironizon duke shkruar:
“Aaaaa sa mirë! Qenka duke ardhë Lacivita. Shyqyr se kishte fillu të na dukej si armëmbajtje pa leje e doktorit. Sikur e kishte ble në treg të zi për ta përdorë kundër Ramës, por e mbante fshehur në Amerikë… ????“
Me këto fjalë, Manjani jo vetëm që ironizon situatën në të cilën ndodhet PD e Berishës, por tregon edhe një realitet të trishtë, sipas tëncilit Berisha paska pritur rikthiminne LaCivitas për të bërë fushatë.
Nuk dihet ende nëse LaCivita do të vijë në Shqipëri, por për sa kohë që një lajm të tillë e kishte bërë të ditur Fatmir Mediu, atëherë demokratët duhet ta besojnë, se Mediu çoç di diçka më shumë se ata.
