Kur kanë mbetur 45 ditë nga data kur shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, partitë politike i kanë nxjerr ”luanët” e tyre në fushëbetejë përballë qytetarëve për t’u kërkuar besimin e tyre. Mes 11 partive pjesëmarrëse në zgjedhje është edhe Partia Socialdemokrate e (PSD) Tom Doshit. Në listë e kandidatëve për deputet është edhe një profesionist dhe njeri i suksesshëm në të përditshmen e tij. Ai quhet Lavdrim Puci, një qytetar që gjithçka e ka ngritur mund dhe djersë duke sfiduar sikurse po bën dhe tani në këtë garë politike të 11 majit.
Po kush është Lavdrim Puci?
Lavdrimi Puci ka lindur në Venisht të Dibrës më 13 maj të vitit 1980 në një zonë më përfaqësuese të njerëzve të mençur dibranë siç është zona e Ujëemujës. Vjen nga një familje e thjeshtë por me tradita të mëdha atdhetare, humane e mjaft mikpritëse dhe bujare. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e ka përfunduar në Shumbat, kurse të mesmen në Sllovë. Në Tiranë do të përfundojë Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit me nota të mira. Në kohën që ekonomia e tregut ishte legalizuar edhe Lavdrimi u bashkua me armatën e madhe të ndërtuesve duke marrë licencën dhe ngritur shoqërinë e ndërtimit “Puci Sh.P.K”, me seli në Tiranë. Të gjithë ata që e njohin flasin me plot respekt për të. Lavdrim Puci iu është gjendur njerëzve në momentet më të veshtira ku mund të përmendim fatëkeqësinë natyrore të tërmetit si dhe situatën e vështirë që solli Covid 19. Zoti Puci sa herë ka qenë e nevojshme ka qenë pranë çdokujt që ka patur nevojë duke patur mision të vetin ndihmën dhe kalimin e situatës së vështire për qytetarët.
Por ajo që ajo që zotëron Lavdrimi në tërë qenien e tij është guximi dhe iniciativa ‘e çmendur’ për të ndërmarrë iniciativa të mëdha siç është dhe rasti i kandididimit për deputet. Ndihet tepër i lumtur për atë që i kanë lënë paraardhësit e tij, por ai dëshiron që brezat e nesërm të krenohen me veprat që do të lërë sot e në vazhdim. Është shumë njerëzore, kur bisedon me Lavdrim Pucin, ai flet qetë, me zë të ulët, me fjalë të kursyera, por me vend. Lavdrimi nuk ka punuar e as po punon në administratë, por në situata emergjente ka qenë gjithmonë pranë komunitetit, i ndihmon ato, patjetër që vetë komuniteti ka nevojë për të tillë njerëz, të dashur, të pa lodhur dhe papërtuar, të gatshëm në çdo kohë dhe situatë. Njerëz të tillë i nevojitën shoqërië dhe pse jo të jenë edhe një zë i fuqishëm në parlamentin shqiptar. Krenohet për investimet që ka kryer ku ka lënë gjurmën e cilësisë. Lavdrim Puci veç mbështetjes ndaj njerëzve në nevojë ka sponsorizuar shumë për librin, artin dhe kulturën. Së fundi edhe vetë u fut në plejadën e studiuesve duke qenë vetë autor për librin që ka botuar për vendlindjen me të cilën është i lidhur shumë. Te Lavdrimi e kanë gjetur derën çelë me dhjetëra e dhjetra studiues e artistë që kanë patur nevojë për sponsorizime, dhjetra e dhjetra familjarë, të moshuar, fëmijë që kanë patur probleme nga më të ndryshmet si ekonomike ashtu edhe shëndetësore. Lavdrimi punon për vete, për familjen e tij por ndihmon edhe të tjerët kur janë në nevojë. I tillë është Lavdrim Puci. Njerëz si Lavdrimi i duhen komunitetit, njerëz punëtor, humanist, me zemër të madh, altruist në ditët tona. Në zgjedhjet e 11 Majit 2025 Lavdrim Puci kërkon votën për nr.11 PSD dhe emrin e tij në listën e votimit.
