Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se do të ishte e parakohshme të priten bisedime të nivelit më të lartë midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë, ndërsa Uashingtoni vlerëson përgjigjen e Moskës ndaj përpjekjeve të saj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Unë mendoj se ju duhet të bëni më shumë përparim në një nivel teknik,” u tha Rubio gazetarëve. “Ka shumë punë për të bërë me të dyja palët, veçanërisht me palën ruse, me të cilën nuk kemi biseduar për vite me radhë”.
Kur u pyet se sa kohë do të duhej për të arritur atë përparim, Rubio tha: “Nuk mund të vendos një afat kohor për këtë sepse nuk varet nga ne”.
Sekretari i Shtetit tha se administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump, do të zhvillojë konsultime për të diskutuar rezultatin e takimeve të fundit në Arabinë Saudite me zyrtarë rusë dhe ukrainas.
Trump ka thënë vazhdimisht se shpreson të takohet së shpejti me presidentin rus Vladimir Putin, ndoshta në Arabinë Saudit