HomeKultureGazetari Petro Lati për romanin “Rënia” të Shefqet Mekos: Pas përmbysjeve të...

Gazetari Petro Lati për romanin “Rënia” të Shefqet Mekos: Pas përmbysjeve të mëdha, heronjtë janë ndjerë të braktisur në vetminë e pafat të ëndrrave të tyre

spot_img

Gazetari i mirënjohur televiziv, Petro Lati, autori i librit “T’bijtë e Diellit të Jugut”, shkruan për romanin “Rënia”:

Shefqet Meko kohët e fundit ka botuar romanin “Rënia”, një kronikë e përsosur e vithisjes së asaj godine të pathemeltë që u mori frymën shqiptarëve për ½ shekulli. Libri është dashuri dhe deziluzion, shpresë dhe zhgënjim, ëndrra dhe braktisje si pamundësi për t’u ringritur në kohë nga katrahura që na rrënoi shpirtërisht.

Në qendër të romanit është një gazetar i ri, i cili beson dhe dëshiron të jetë edhe vetë pjesë e njerëzve të ndershëm e të drejtë, që punuan dhe sakrifikuan deri në vetmohim. Historia e gazetarit Maks Prifti është rruga drejt së vërtetës, që të trondit e të vret dhe në këtë rrugë ai humbet miq, të afërm, madje dhe dashurinë e tij, sikurse përshkruhet me vërtetësi përbuzja dhe mëria ndaj atyre që nëpërkëmbën dhe u tallën me ëndrrat, lirinë dhe besimin e njerëzve.

Në historinë tonë, në të vërtetë, pas përmbysjeve të mëdha, heronjtë e vërtetë janë ndjerë të braktisur në vetminë e pafat të ëndrrave të tyre.

Shefqet Meko është i vërtetë në roman; në këtë vështrim libri është i së sotmes, por më së shumti i së ardhmes, për të kuptuar më së miri gjithçka që ka ndodhur e ka ngjarë në Shqipërinë tonë.

Gazetari Maks Prifti emigron, si shprehje e një proteste ndaj shpërfilljes së atyre të rinjve idealistë që protestonin për drita dhe ujë, por në të vërtetë kërkonin liri, demokraci…. Maksi Prifti ikën larg, në kërkim të një jete ndryshe, ndonëse, në këtë histori, në një vështrim, të gjithë mbetëm të plagosur.

May be an image of 2 people and people golfing

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular