HomePolitikeRama në Elbasan/Endri Hasa: Autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit

Rama në Elbasan/Endri Hasa: Autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit

spot_img

Nga Endri Hasa
E mbani mend këtë imazh? Është Edi Rama në vendin e tij të krimit në Elbasan. Ngjitur vendgrumbullimit të mbetjeve, Rama u shfaq disa vitë më parëme deputët e tij që sot i ka zëvendësuar me kullat e tij të “Deputetit që duam”. Neveri për shfaqjen e shëmtuar dhe turpëruese që Edi Rama dhe shoqëruesit e tij në Elbasan i dhanë qytetarëve sot duke i premtuar oksigjen në metalurgjikun që me bekimin e tyre ka marrë me mijëra jetë. Apo akoma më keq për projekte ndërkombëtare 3D. Që Edi Rama jeton në një botë paralele kjo është e sigurt, por që mëkëmbësit e tij duhet t’i kujtojnë se Elbasani është një nga qarqet më të varfra në vend kjo është një gjë që duhet t’i rëndoj gjithësecilit.

Çfarë do t’i sjellë Elbasanit Rama që mblidhte grupin parlamantwr në oborrin e inceneratorit? A do të krijojë vende pune për të rinjtë e Elbasanit? A do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë që përjetojnë çdo ditë qytetarët tanë?

Elbasanit i rëndon ende Inceneratori që rezultoi të jetë një akt i pastër korruptiv dhe për të cilin janë sot në burg ministra dhe deputetë të Ramës.

Elbasani ka nevojë për projekte të vërteta zhvillimi që ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Prandaj, është koha që të fokusohemi te ndihma reale për qytetarët, jo te projekte të shtrenjta që nuk kanë asnjë ndikim pozitiv në jetën e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular