HomePolitikeBerisha mbledh tryezë kundër Drejtësisë së re: Armë politike e regjimit!

Berisha mbledh tryezë kundër Drejtësisë së re: Armë politike e regjimit!

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në tryezën e zhvilluar për vlerësimin, (zhvlerësimin), e Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se “kjo drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër opozitës”.

Berisha tha se qeveria ka “amnistuar krimin”.

Ai iu referua arrestimit të Ilir Metës, Ervin Salianiit dhe Fredi Belerit.

“Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën.
Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit“, tha kreu i PD lidhur me drejtësinë në Shqipëri.

Berisha: Kjo Drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër Opozitës

E treta, po kaq e rëndësishme. Është zhdukur në këtë sistem prezumimi i pafajësisë, parimi themelor i prezumimit të pafajësisë. Po të shkoni në popullatën e burgjeve, 62 përqind e të burgosurve në këtë vend janë të paraburgosur, persona nën hetim, persona që absolutisht shumica e tyre nuk duhet të ishin aty ku janë.

Por ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty. Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur.

As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje. Po kjo ekziston se këtu nuk ka prokurorë dhe gjykatës.
Për të zbardhur vendimin i duhen 4 apo 5 muaj apo të fusësh mik për të zbardhur vendimin.

Tani, këto janë konsekuencat e rënda për qytetarin shqiptar.Kemi edhe një problem tjetër të dokumentuar, faktik. Kjo drejtësi ka krahun e saj politik të pamohueshëm.

Krahun politik, i cili në një moment të caktuar, në një vit elektoral, së pari në mënyrë antikushtetuese bën amnistinë e krimit elektoral. Dosjet që ju i dini të gjithë, janë dosje të bazuara në regjistrime zyrtare, konform procedurave ligjore, 100 përqind të vlefshme. Dy dosjet, e Peshkopisë dhe e Durrësit.

Por ato, kreu i afërmendshit i hedh në kosh sepse aty del kryeministri në të dy dosjet. Del kryeministri si kapo i krimit elektoral në ato dosje.

Mirëpo nuk ka akt më të rëndë se sa amnistimi i krimit elektoral.
Sepse ajo faktikisht përbën licencë për bllokimin e rotacionit të pushtetit. Përbën licencë për përdorimin e krimit dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.

Së dyti, e thashë edhe më sipër, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare.

Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën.
Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit.

Pra, është shndërruar në një armë politike e fuqishme në duart e regjimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular