Problemet e brendshme nuk kanë të mbaruar në Rithemelim. Pakënaqësitë për listat dhe favorizimet e pamerituara kanë rritur ndjeshëm tensionet mes tyre, sa kandidati për deputet i Rithemelimit, Dritan Cani (Në foto), është përfshirë në një përleshje me grushte me Roland Bullarin, Sekretarin e Degës së Belshit.
Kjo situatë e sikletshme solli shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Degës Belsh, Blerim Tafanit – i njohur si mbështetës i Sali Berishës – dhe emërimin e ish-kryetarit të degës, Bedri Qypi, i njohur për kalimin e tij nga Basha tek Berisha.
Një emërim brenda natës, i cili pritet të sjellë reagime të forta mes strukturave në Belsh.
Mesa duket, mes mbështetësve të Berishës ka nisur një luftë e brendshme, e shkaktuar nga pakënaqësitë për listat e kandidatëve.