HomeSocialeKukullat e bardha dhe heshtja e zezë/DENONCIMI: Ja si është kapur nga...

Kukullat e bardha dhe heshtja e zezë/DENONCIMI: Ja si është kapur nga interesa private Urdhri i Mjekut në Tiranë dhe Kavajë

spot_img

Urdhri i Mjekut në Tiranë dhe Kavajë është kapur nga interesa private. Nje denoncim i mberritur ne startnews.al flet per skemen se si ka ndodhur duke shpjeguar me detaje si ka ndodhur e gjitha.
DENONCIMI:
Një pamflet mbi farsën e Urdhrit të Mjekut në Tiranë dhe Kavajë
Në Tiranën e mjekëve, sot nuk foli dinjiteti i bluzës së bardhë, por mekanika e manipulimit. Një skenë absurde, ku profesionistët e ndershëm u lanë në heshtje, ndërsa kukullat e ngritura në laboratorë privatë zunë vendet e përfaqësimit.
Në vend të zgjedhjes së lirë dhe demokratike, u zhvillua një paradë e turpit — e orkestruar me furgonë, me listë të përgatitur dhe me komandë të qartë. Mjekë të panjohur, pa asnjë kontribut në sistemin publik, u “transportuan” drejt votimit administratori i Spitalit Amerikan, i cili me furgonë të posaçëm solli mjekët e regjistruar nën tutelën e privatit, për të votuar individë që nuk i njihnin dhe nuk i përfaqësonin.
Çfarë e shtyn një spital privat të ndërhyjë në përbërjen e Urdhrit të Mjekëve?
Është e qartë: kapja e institucioneve publike është kapital strategjik për të kontrolluar tregun shëndetësor. Duke vendosur kukulla në Këshillin e Urdhrit, krijohet një rreth i mbyllur influencash, lehtësirash, licencimesh të dyshimta dhe imunitet për abuzime. Kjo nuk është më përfaqësim mjekësor — është pushtim i sistemit nga interesa private.

Në qendër të kësaj skeme, me një kontilje të qëndisur me fije klientelizmi, qëndron Sekretarja e Përgjithshme e Urdhrit, znj.Kontilja Jo si administratore, por si regjisore e heshtur e një manipulimi të orkestruar, e cila në vend që të garantojë një proces të ndershëm dhe të barabartë, u bë streha ku fshiheshin kukullat kur u pyetën për emrin dhe arsyen pse ishin aty.

Në këtë panoramë të deformuar, Presidenti Fatmir Ibrahimi hesht. Nuk e di? Apo nuk do ta dijë? Sepse në emrin e tij u përzgjodh përfaqësuesi “i Kavajës”, kur asnjë mbledhje nuk është zhvilluar në Kavajë, asnjë përfaqësim nuk është votuar, dhe vetë drejtuesja lokale e shëndetit s’ka dijeni për asgjë.

Këta nuk janë përfaqësues. Janë produkt i një laboratori manipulimi.

Ndërkohë në Tiranë, përfaqësuesi i zgjedhur u prezantua si një kukull e hutuar, një djalë pa zë dhe pa identitet profesional, që vrapoi drejt Kontiljas për të kërkuar ndihmë, sapo kolegët i bënë pyetje për të cilat nuk kishte asnjë përgjigje. Sepse nuk ishte aty për të folur, por për të bërë figurë.

Ky nuk është më Urdhri i Mjekëve.
Është Urdhri i Kukullave dhe i Interesave të Fshehta.

Një strukturë e kapur nga interesa private.
Një sistem që përdor furgonë për të lëvizur “votues”, dhe protokolle të heshtura për të manipuluar përfaqësimin.

Kjo çështje duhet të shkojë në SPAK.
Të hetohen dokumentet, listat, votimet e rreme, furgonët, emërimet pa mbledhje, dhe motivimi i bizneseve të mëdha për të kontrolluar një institucion publik me ndikim të madh.

Mjekët shqiptarë nuk janë numra në një listë dhe as emra në zarf.
Janë profesionistë me dinjitet, me përkushtim dhe me ndërgjegje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular