Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do të marrë komandën e një luftanije amerikane
Sipas njoftimit të Ambasadës në rrjetin social Facebook, Dervishi do marrë komandën e luftanijes, USS Pearl Harbor në qershor të këtij viti.
“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.