Me afrimin e fundit të garës në Big Brother VIP Albania 4, raporti i Danjës dhe Loredanës ka pasur krisje, që ka çuar në debate të shumta mes banoreve.
Gjatë spektaklit të së shtunës, të dyja banoret kanë akuzuar njëra-tjetrën për prishjen e shoqërisë mes tyre.
Loredana: Raporti me Danjën ka filluar shumë mirë dhe ishte krijuar një afrimitet goxha i rëndësishëm. Ndërkohë që ne ndanim krevatin bashkë, gjatë ditës e shikoja që Danja kalonte më shumë me djemtë se sa me mua. Sjelljen e saj shumë herë e kam neglizhuar por më vonë kuptova se ajo rrinte me djemtë e shtëpisë për të përmbushur egon. Gjatë gjithë kohës është munduar të thojë: Loredana është xheloze. Sulmet kanë ardhur gjithmonë nga ana e saj.
Danja: Marrëdhënien me Loredanën e kam pasur në syrin tim të shëndetshme. I kam thënë në sy atë që unë mendoj. Loredanën këto ditë e kam dëgjuar të më thojë fjalë ofenduese si: je shumë fallso, shumë e ulët, por ajo që më bënë më shumë përshtypje është se më thotë se kërkoj marrëdhënie sipërfaqësore.