Nora Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj në një festë private mes miqsh. Të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj.
Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah. Duke qenë se prej kohësh përflitet se këngëtarja nuk është më vetëm, prisnin që ta shihnim edhe djaloshin që i ka fituar zemrën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Këngëtarja festoi deri në orët e para të mëngjesit me motrat dhe miqtë e saj, mes dhuratave, luleve, por jo një partneri që ta shoqërojë përgjatë mbrëmjes.

Në intervistën e dhënë pas divorcit me Robert Berishën, mes shumë të rejave në jetën profesionale, Nora ka diskutuar pak edhe për jetën private. E pyetur nga prezantuesja se sa ka ndikuar ndarja e saj më Robertin te vajza e tyre, Nora tha se janë munduar në maksimum që Renee të mos e ndjejë efektin e ndarjes.