Banorët kanë filluar të dyshojnë në sjelljet e Gjestit, duke e akuzuar se po përdor një strategji të qëllimshme për t’i provokuar dhe për t’i nxjerrë nga vetja. Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të siguruar një vend në finale.
Laerti: “Gjesti e deklaron dhe vetë që do të nxjerrë ty nga vetja. Është strategjia e tij që kur ka ardhur. Na shkatërroi dhe gjumin. Ajo që bën është të ndërtojë disa skema, t’i rrëzojë vetë dhe pastaj të provokojë fizikisht. Halli është të të nxjerrë nga vetja që të marrësh një zarf të zi dhe të largohesh nga shtëpia.”
Gerta ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se kjo është një taktikë që ai e përdor për të mos e kufizuar lojën vetëm tek Egli: “Kjo është një mënyrë që Gjesti e zhvillon shumë në shtëpi pasi nuk do që lojën e vetë ta kufizoj vetëm tek Egli. Krenaria e tij është që t’i nxjerrë lojtarët jashtë me zarf të zi.”
Edhe Rozana ka vërejtur ndryshime të mëdha në sjelljen e Gjesti që nga fillimi i lojës:
“Kur ka ardhur, nuk ka qenë kaq agresiv. Ka një mllef të madh. Ne luajmë për t’u kënaqur, por ai gjuan me jastëk me një nervozizëm të panevojshëm. Ka thënë që i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia, por në të vërtetë ata kanë rënë në kurthin e tij.”
Nga ana tjetër, Gjesti mohon qëllimin për të provokuar banorët në mënyrë strategjike, duke thënë:
“Vetëm kam qejf të luaj me ata. Me Rozanën kam luajtur si me motrën time. Nëse doja t’i nxirrja nga vetja, kisha mënyra të tjera. Ka qejf njeriu ndonjëherë të heqë mërzinë.”