HomeAktualitetTërmeti e mbi 1600 të vdekur në Mianmar, shpresat për të mbijetuarit...

Tërmeti e mbi 1600 të vdekur në Mianmar, shpresat për të mbijetuarit po shuhen! Vendi përballet me mungesa të mëdha të furnizimeve mjekësore

spot_img

Operacionet e shpëtimit në Myanmar vazhdojnë në kushte shumë të vështira dhe me kalimin e orëve, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja zbehen

Deri më tani janë konfirmuar 1644 vdekje , ndërsa 3408 të lënduar dhe 139 të zhdukur. Në Bangkok, 17 persona kanë vdekur, 32 janë plagosur dhe 83 mbeten të zhdukur. Shumica janë në rrënojat e një rrokaqiell në ndërtim.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi afër Mandalay në Mianmar qendrore, pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7.

Lëkundjetr shkaktuan shembjen e ndërtesave, urave dhe infrastrukturës, ndërsa qyteti, i cili është gjithashtu i dyti më i madh në Mianmar, është shtëpia e mbi 1.7 milionë banorëve.

Mungesa serioze e furnizimeve mjekësore

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë me pengesa, OKB njoftoi se një mungesë e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon përpjekjet e ndihmës.

Dëmet e shumta në infrastrukturën kritike, si rrugët dhe rrjetet e komunikimit, të kombinuara me luftimet e vazhdueshme midis qeverisë ushtarake, grupeve rebele dhe forcave të rezistencës së armatosur, po pengojnë reagimin e organizatave të ndihmës ndaj fatkeqësisë natyrore. Probleme ka edhe me infrastrukturën spitalore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular