HomePolitikeLegalizimet – Abuzim dhe vatër korrupsioni

Legalizimet – Abuzim dhe vatër korrupsioni

spot_img

Nga Rajmod Dervishi.Ekspert i Çështjeve të Pronësisë.
Kandidat i Koalicionit Euroatllantik për Qarkun Tiranë.

Legalizimet – Abuzim dhe vatër korrupsioni nga dyshja Rama-Lame.

Në fushatën e vitit 2013, Edi Rama premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, asnjë shtëpi e ndërtuar pa leje nuk do të prishej, madje “edhe sikur Enver Hoxha të ngrihej nga varri”. Ai u zotua se të gjitha ndërtimet pa leje do të legalizoheshin brenda mandatit të tij të parë.

Por sapo mori pushtetin, Rama vendosi në krye të ALUIZNI-t Artan Lamen, i cili lejen e parë që dha ishte në kundërshtim të qartë me ligjin. Më pas, në etjen për të vjedhur para, Lame shpiku tendera fiktivë me pretekstin se objektet informale nuk ishin të matur, ndërkohë që faktet tregojnë të kundërtën: 70% e objekteve ishin matur më parë dhe kishin kaluar me VKM para vitit 2013. Këto të dhëna vërtetohen nga dokumentacioni i dorëzuar në 8 ministri, të cilat kishin për detyrë të bënin oponencën përkatëse për kalimin e pronësisë në Këshillin e Ministrave.

Tenderat fiktivë, të dhënë personave me lidhje nepotike me ALUIZNI-n, janë lehtësisht të verifikueshëm, pasi dokumentacioni teknik i përgatitur prej tyre është identik me atë të përdorur në VKM – të njëjtat gjendje planimetrike dhe të njëjtat sipërfaqe.

Procesi i legalizimeve u përdor politikisht për të manipuluar qytetarët në këmbim të votës. Dyshja Lame-Rama ranë dakord ta përdornin këtë proces si mjet elektoral: duke mashtruar qytetarët me premtime për matje të reja, me ndryshime ligjore të rreme, ndërkohë që shumë prej objekteve ishin parashikuar të shembeshin për t’i hapur rrugë projekteve të diktuara nga oligarkia dhe mafia e pronave, në bashkëpunim me pushtetin.

Procesi u zbatua me dy standarde: pranë ish-Stadiumit “Qemal Stafa” legalizuan në mënyrë që subjekti të përfitonte kompensim real, ndërsa në Unazën e Re, pranë tregut të rrugës “5 Maji”, i përjashtuan nga legalizimi që banorët të mos merrnin kompensim.

Në daljen e tij për prezantimin e programit elektoral “Shqipëria 2030”, Rama deklaroi se janë legalizuar 270 mijë objekte, duke përmendur të njëjtën shifër që kishte deklaruar më parë Artan Lame në një komision parlamentar. Por kjo shifër është e pavërtetë: nëse objektet do të ishin legalizuar, ato duhet të ishin pasqyruar në geoportalin shtetëror të ASIG-ut. Për më tepër, në vitin 2024 qeveria Rama miratoi një VKM për matjen e objekteve informale nga bashkitë në zonat prioritare, çka nënkupton që procesi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por është ende në fazën fillestare të evidentimit në terren – gjë që bie ndesh me deklaratat e mëparshme dhe vjuese të dyshes Rama-Lame për përfundimin e procesit të legalizimit.

Këto kontradikta tregojnë qartë se legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale, duke luajtur me të drejtën e pronës së çdo qytetari, dhe duke i përdorur ata si “mish për top”, për të ruajtur pushtetin e tyre korruptiv me mashtrime.

Nisur nga kjo aferë korruptive dhe mashtrimet e përdorura për përfitime personale dhe politike, si dhe nga deklarata publike e vetë kryeministrit se “nëse ka ndonjë fajtor për këtë proces, ai jam unë”, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme, SPAK-ut, dhe drejtuesit të saj, z. Altin Dumani, të hetojë këtë aferë me pasoja të rënda të dyshes Rama-Lame.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular