HomePolitike“Po punojmë për kalimin e stafetës në një gjeneratë të re”- Rama...

“Po punojmë për kalimin e stafetës në një gjeneratë të re”- Rama thumbon opozitën: Bufi i ka mbledhur të gjithë zhapikët dhe bretkosat e dashura në listat e mbyllura!

spot_img

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Në takimin me shqiptarët e Greqisë në Athinë, Rama tha se PS është partia me e re dhe njëkohësisht më e vjetra që garon në zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri tha se PS ka shumë kandidatë të rinj por edhe kandidatë me eksperiencë.

Ai tha se PS po punon për kalimin e stafetës në një gjeneratë të re.

Për sa i përket Berishës dhe PD-së, Rama tha “Ne kemi numrin më të madh të rinjve dhe ne nuk i kemi lënë si bufi, që i ka lënë lirë në kënetë që kë do ta hajë kush do ta hajë le ta hajë, se bufi për vete i ka mbledhur të gjithë  zhapikët dhe bretkosat e dashura në listat e mbyllura”.

Rama: Keni te numri 5 partinë më të re dhe më të vjetër në atë listë. Kemi disa që thonë ne jemi parti e re, ata fytyrën kanë të re, moshën kanë të re, por nuk e di sa veta kanë mbrapa, por në lista kanë baballarë, teze, xhaxhallarë, krushq. Ne kemi numrin më të madh të rinjve dhe ne nuk i kemi lënë si bufi, që i ka lënë lirë në kënetë që kë do ta hajë kush do ta hajë le ta hajë, se bufi për vete i ka mbledhur të gjithë  zhapikët dhe bretkosat e dashura në listat e mbyllura.  

Siç kemi partinë më të re kemi dhe partinë më të vjetër sepse kemi dhe eksperiencën, sepse të qeverisesh duhet dhe eksperiencë nuk mjafton veç të jesh i ri.. Po punojmë të bëjmë kalimin e stafetës në një gjeneratë të re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular