Sot “Credins Bank” ka ditëlindjen, mbush 22 vjeç. Pozicionohet ndër tri bankat më të mëdha në Shqipëri, me mbi 380 000 mijë klientë, 50 degë dhe agjenci.
“Credins” renditet si banka e parë në treg për portofolin e kredisë dhe e dyta për aktivitetet gjithsej. Misioni i drejtuesve të bankës është ofrimi i plotë i shërbimeve digjitale novatore, duke iu përshtatur risive globale.
“Credins Bank” u themelua me 31 mars 2003, si banka e parë shqiptare me kapital 100% shqiptar. “Credins” erdhi si një risi për kohën dhe u udhëhoq përgjatë 22 vjetëve nga modeli i një menaxhimi perëndimor.
Përgjatë 5-vjeçarit të parë, banka e nisi aktivitetin e saj me një numër modest punonjësish profesionistë, fillimisht me degën qendrore në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për t’u zgjeruar me pas me shumë degë në të gjithë Shqipërinë.
“Credins”, me qëllimin për të qenë e perceptueshme dhe e kuptueshme në çdo kohë dhe për këdo, zgjodhi sloganin e parë “Ne flasim gjuhën tuaj”, për të dhënë mesazhin se ishte aty për t’u shërbyer të gjithë shqiptarëve dhe për të qenë njëherazi sa me pranë kërkesave te tregut. Me hapa të kujdesshëm, banka filloi të rriste kapacitetin e shërbimeve te saj, duke zgjeruar bashkëpunimin edhe me partnerë ndërkombëtare.
Në vitin 2003 u synua ofrimi i kartave për shërbimin e pagesave nëpërmjet një prej shoqërive me prestigjioze në këtë fushë, ”American Expres”. Klientët e parë të bankës, biznese dhe individë, përfituan nga avantazhet e përdorimit të kartave ”American E.xpress Green /Gold /Platinum /Centurion”, me limite përdorimi, duke iu përshtatur nevojave të tyre.
Në vitin 2006 banka prezantoi shërbimin “Credins Online”, i cili erdhi duke iu përgjigjur risive të kohës, falë një pune intensive dhe ambicioze të bankës për t’i ofruar shërbimet e saj edhe në forme digjitale.
Një vit më vonë, në vitin 2007, “Credins Bank” do të bëhej “principal member” i kartës “Visa” dhe në vitin 2014 i “Mastercard”. Kartat ”Visa Prepaid” u lëshuan ne tri lloje te ndryshme (siç; janë edhe sot): Student /Internet /General pikërisht që çdo tipologji e klientelës të gjente, veten në njërën nga këto kategori.
Përgjatë 5-vjeçarit të dytë do të çeleshin 26 degë dhe pjesë e portofolit të saj do të ishin mbi 70 000 klientë. Planet e biznesit po rriteshin, me qëllim zgjerimin e investimeve strategjike. Historitë e suksesit do të shënonin bashkëpunime, vlerësime apo edhe zgjerime të mëtejshme në biznes. Dy fonde me kapitale të huaja u shtuan në bankë: Fondi i investimeve Financiare në Ballkan dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran i Marrëdhënieve Ekonomike.
Në vitin 2007 “Credins” merr licencën për të ofruar shërbimet “leasing”, si një alternativë e re financimi për klientët e saj, ndërsa në vitin 2011 “Credins Bank” u liçencua nga AMF mbi shërbimin e kujdestarisë së Titujve Korporative “Credins” u autorizua të ushtronte veprimtarinë si ndihmëse, ruajtëse dhe administruese e instrumenteve financiare në emër të klientit. Në këtë aspekt, po atë vit, “Credins” do të emetonte obligacionin korporativ.
Në vitin 2013 “Credins” fitoi çmimin si “Banka inovative e vitit” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.
“Credins Bank”, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut, filloi tregtimin e arit, duke iu dhënë mundësi klientëve të investonin në ar. Shtimi i portofolit të kartave, duke prezantuar kartën e parapaguar, ishte një tjetër synim, që u konkretizua si plotësim i nevojave të klientëve të saj.
Në fillim të 5-vjeçarit të tretë, “Credins” prezantoi në treg aplikacionin “mobile banking”, me qasje nga çdo pajisje smart, duke e sjellë bankën në dorën e çdo klienti 24/7, që sot njihet si “Credins Online”.
Viti 2013 do të sillte të tjera shërbime novatore të rëndësishme, si: e-commerce apo miratimi i licencimit nga AMF për fillimin e aktivitetit të “Credins Invest”.
“Credins” vijoi bashkëpunimin me partnerë strategjike ndërkombëtare. Bashkëpunimi i radhës do të ishte ai me “International Finance Corporation” (IFC), për të mbështetur projekte në sektorin energjetik. Po ashtu,”Credins” nis partneritetin me një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm në tregun bankar botëror, Mastercard, duke futur karta debiti dhe krediti për kategorinë individë dhe biznes, duke përfshirë dhe Kartat Gold.
Në vitin 2014, “Credins” do të fitonte çmimin e radhës si “Banka e vitit” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ndërsa në dhjetor të vitit 2015 iu akordua “Çmimi i Filantropisë” nga organizata “Partners Albania”. Ky i fundit erdhi si rezultat i punës së dukshme me ndikim në profilin e përgjegjësisë sociale dhe dhurimeve.
Në marsin e vitit 2016 banka inauguroi Drejtorinë Qendrore, me vendndodhjen kryesore në Tiranë. Paralelisht, banka hapi të parën degë pa sportele cash dhe si ambient konsultimi për klientët.
Në korrikun e vitit 2017, “Credins Bank” bashkë-themeloi institucionin e tregut “Bursa shqiptare e titujve ALSE”, si bursën e parë të titujve me kapital privat, duke mundësuar kështu zhvillimin e tregut shqiptar të kapitaleve dhe ngritjen e infrastrukturës efikase dhe transparente të tregtimit të titujve, në përfitim të të gjithë aktorëve ekonomikë.
Një tjetër zbulim i rëndësishëm ishte ai i gushtit të vitit 2018, ku “Credins Bank” prezantoi zyrtarisht aktivitetin e ndërmjetësimit në sigurime, si subjekt në Republikën e Shqipërisë, që gëzon dy licenca në fushën e ndërmjetësimit në sigurime. Kështu, “Credins Bank” ofroi mundësi për klientët duke ofruar një “One Stop Shop”.
Në qershor të vitit 2018, “Credins Bank” nënshkroi marrëveshjen me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë mbi të drejtat dhe detyrimet e Zhvilluesit të Tregut (Market Maker) lidhur me emetimet e obligacioneve referencë të Republikës së Shqipërisë.
Në maj 2019, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare licencoi “Credins Bank” për ushtrimin e veprimtarisë së depozitarit të fondeve të pensionit vullnetar privat dhe të fondeve te investimeve. Ky aktivitet konsiston në ruajtjen e siguruar të mjeteve të depozituara si fonde pensioni vullnetar ose si fonde të sipërmarrjes së investimeve kolektive.
Një tjetër hap i rëndësishëm në aspektin e digjitalizimit të bankës, vjen në qershor 2019, ku u krijua një bankë lëvizëse, dega “smart”, me qëllimin kryesor qasjen në shërbime bankare edhe në ato zona ku nuk ka degë. Ky investim erdhi si një formë edukimi i vazhdueshëm për klientët.
Po në qershor të vitit 2019, “Credins Bank” u licencua nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si depozitar i mjeteve të fondeve të pensionit vullnetar dhe i sipërmarrjes të investimeve kolektive nëpërmjet licencës, banka kryen veprimtarinë e ruajtjes së pasurisë së një sipërmarrjeje të investimeve kolektive me ofertë publike dhe përmbush të gjitha detyrat dhe funksionet me të cilat e ngarkon ligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.
Në fund të vitit 2020, “Credins Bank” do të shtrihej tashmë përtej kufijve të Shqipërisë, duke hapur filialet e saj në Kosovë.
Në dhjetor 2020, “Credins Bank” merr miratimin paraprak të Bankës së Shqipërisë, për ushtrimin e veprimtarisë së nënshkrimit të titujve. Kështu, në shkurt 2022 pajisen me licencën për ushtrimin e veprimtarisë së nënshkrimit të titujve, hedhjes në treg të titujve pa angazhim në transaksion dhe për shërbimet ndihmëse përkatëse, lëshuar me Vendim të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në vitin 2022 “Credins Bank” prezanton ndërmjetësimin e siguracioneve nëpërmjet rrjetit të saj të degëve duke ofruar ndërmjetësimin për produkte të ndryshme sigurimi, si: siguracione motorike, sigurimin e shëndetit në udhëtim, sigurimin e pronës, sigurimin e përgjegjësive, sigurimin nga aksidentet etj.
Në prill të vitit 2023 “Credins Bank” realizoi kontratën e parë të nënshkrimit të titujve në tregun shqiptar të kapitaleve, në sajë të së cilës u realizua oferta e parë publike e obligacionit të emetuar nga një subjekt privat. Dy muaj më vonë, në qershor 2023, “Credins Bank” merr statusin e Anëtarit për Tregtimin e Titujve te Borxhit Privat në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.
Një vlerësim tjetër për ecurinë e bankës është ai i janarit të vitit 2024, ku ajo do të vlerësohej me një tjetër çmim prestigjioz, si “Banka më e mirë e vitit” nga Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë, për shërbimet më të mira dhe inovatore në industrinë bankare.
“Credins” i kushtoi rëndësi specializimeve të punonjësve, me programe zhvillimore, pasi ka investuar në programe individuale dhe në grupe të dedikuara, për të rritur efektivitetin e punonjësve.
“Credins” numëron mbi 1 100 punonjës. Që prej vitit 2019 ka ngritur “You Are Credins”, akademinë e rekrutimit dhe të trajnimit të studenteve, ku nëpërmjet këtij programi me kohëzgjatje prej 3-6 muajsh, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi industrinë bankare. Nga kjo akademi në bankë janë punësuar në pozicione të ndryshme mbi 120 studentë.
Po ashtu, që prej shtatorit të vitit 2022 banka ka ngritur një projekt tjetër novator, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, për masterin në “Teknologji informacioni e aplikuar në Finance” ose i njohur ndryshe si FINTECH.
“Credins” ofron 50% bursë, praktikë të paguar, si dhe punësim pranë bankës për studentët që përfundojnë me sukses këtë master, “Credins” promovon përgjegjësinë sociale si kombinimi i vlerave sociale të korporatës me ato të punonjësve. Në këtë kontekst, në shtator të vitit 2021, “Credins” është anëtarësuar në “UN Global Compact”.
Në 8 mars të vitit 2023, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, banka nënshkroi Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs – një listë parimesh që shërbejnë si udhërrëfyes për biznesin, për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas në vendin e punës dhe në komunitet).
“Credins Bank” operon mbi bazën e 17 objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. “Credins” ka mbështetur aktivitetet me fokus arsimin, teknologjinë, kulturën, sportin, ekonominë, ekologjinë, turizmin etj.
Përkushtimi për të investuar dhe kontribuuar në përmirësimin jetik të shtresave vulnerable ka qenë një tjetër kauzë e rëndësishme, për të cilën “Credins” ka treguar kujdes, duke mbështetur familje dhe fëmijë në nevojë. Për këtë, në mars të vitit 2021 u themelua edhe fondacioni “Credins”, i cili zotërohet 100% nga “Credins Bank”.
Në maj të vitit 2021 u themelua platforma “Crowdfunding” online në Shqipëri, SMILE.al e cila do të krijonte një partneritet të gjerë me shumë bashkëpunëtore në fushën e humanizmit.
Në tetor të vitit 2022, në ditën e Kombeve te Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të çmimit “SDG Business Pioneers Albania 2023”, ku “Credins Bank” u kurorëzua me çmim të parë në kategorinë “Biznes i madh”.
Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Aards në janar të vitit 2024. Çmimi special, iu dorëzua znj. Monika Milo, zv/Drejtoreshë e Credins bank. Në mars të vitit 2024, Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP!
“Kredia Start-up” është një produkt i dizenjuar tërësisht për gratë dhe vajzat që kanë nevojë të financojnë dhe forcojnë biznesin e tyre. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur gjithashtu edhe bizneset e reja, si një rast mjaft i mirë për të përforcuar pozitat e një biznesi të sapo nisur.
Credins lançoi ofertën “Agrokredia Tak Fak”, e cila i vjen në ndihmë çdo fermeri në prag të sezonit pranveror. Një produkt i cili solli në vëmendje të fermerëve që të aplikojnë për të përfituar finacim të shpejtë brenda 24 orëve, që nga momenti i aplikimit të kredisë.
Credins bank firmosi marrëveshje me FSHF për të qenë sponsor i Kombëtares shqiptare!
“Ne flasim gjuhen tuaj” ishte slogani i parë i Credins Bank për të ardhur të i riu tashmë nga muaji korrik 2024.
Personalisht për ty” është slogani i ri, i cili përfaqëson përkushtimin e bankës për te ndërtuar marrëdhënie te ngushta dhe te besueshme me çdo klient, duke vendosur kështu nevojat dhe dëshirat e tyre ne qendër te punës qe bëjmë. Ne besojmë se ky ndryshim do te sjelle energji te reja dhe do te ndihmoje edhe me shume përforcimin e imazhit tone, si një banke moderne dhe inovatore.
“Personalisht për ty” vjen si një premtim thelbësor. Është një rrugëtim i ri por edhe një vazhdimësi e konceptit te përforcimit te marrëdhënieve besnike me klientin. Reflekton angazhimin dhe përkushtimin e hershem te Credins bank, por e ardhur tashme ne një dimension te personalizuar.
Përdorimi i POS-ve, ATM-ve, kartave, janë sot alternativa e duhur për çdo klient një mundësi e rritur kjo për klientët fal Credins Bank!
Arritjet e Banka Credins nuk ndalen duke qenë ku në janar të këtij viti, pra 2025, banka është vlerësuar me çmimin ‘Fintech Pioneer Bank’ nga Visa International.
Në këtë përvjetor të 22-të startnews.al, i uron Credins Bank suksese në këtë rrugëtim të sigurt krah klientëve dhe drejtuesve të saj suksese në detyrat që mbajnë që banka të performojë sa më mirë.




























