HomePolitikeAmbasada e SHBA thyen heshtjen për rikthimin e ekspertëve në SPAK: Thelbësor...

Ambasada e SHBA thyen heshtjen për rikthimin e ekspertëve në SPAK: Thelbësor për interesat kombëtare të SHBA

spot_img

Që prej të së enjtes së kaluar, të gjithë ekspertët e OPDAT, të vendosur pranë SPAK, janë rikthyer në detyrën e tyre, pasi u larguan kur Departamenti i Shtetit vendosi të pezullojë disa programe.

Një zyrtar i ambasadës amerikane iu përgjigj interesimit të disa mediave në lidhje me këtë çështje duke sqaruar se disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA janë rikthyer, ndërkohë që ndihma e huaj amerikane është ende në proces rishikimi.

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump të datës 20 Janar për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-së për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën axhendën ‘Amerika e Para’. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-së kanë rifilluar ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar.”
Prej rikthimi, ekspertët e OPDAT kanë zhvilluar takime me prokurorët e posaçëm për t’u shpjeguar atyre vijimin e bashkëpunimit.

OPDAT është pjesë e Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe u krijua në vitin 1991 si një mekanizëm për të luftuar krimin transnacional.

Programi synon të krijojë partneritete me autoritetet e huaja për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përpara se ato të prekin territorin amerikan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular