Sot në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për Europianin U-17, që do të mbahet në Shqipëri. Bashkë me Shqipërinë, marrin pjesë Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia. Gjithçka u nda në dy grupe.
Shqipëria në Grupin A, si vend organizator, peshkoi Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Kundërshtarë që kanë fituar 13 tituj kampion.
Grupi B përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.
Ndeshja e parë në këtë Europian, do të luhet në “Arena Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Portugalisë. “Arena Kombëtare” do të presë këtë duel historik për kuqezinjtë, më 19 maj në orën 18:00.
Ndeshjet do të luhen nga data 19 maj, deri më 1 qershor.
