HomeKultureNATO përforcon praninë në Kosovë! KFOR-it i bashkohen 270 trupa nga rezervat...

NATO përforcon praninë në Kosovë! KFOR-it i bashkohen 270 trupa nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë

spot_img

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë.

KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane “Sassari”.

“Këto përforcime – së bashku me trupat e KFOR-it – rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë në përputhje me mandatin që buron nga Kombet e Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u tha në njoftim.

KFOR-i përsëriti qëndrimin se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Kur u dislokua për herë të parë në Kosovë, pas përfundimit të luftës, KFOR-i kishte 50.000 trupa, ndërkaq sot ky numër është afër 4.600 ushtarë./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular